Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 12, 2020

Scroll to top

Top

1,381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Vertete mendoni se Marotta do vinte tek Interi per te blere Dzekon? Ja cfare i eshte premtuar atij perpara firmes…”

“Vertete mendoni se Marotta do vinte tek Interi per te blere Dzekon? Ja cfare i eshte premtuar atij perpara firmes…”
Inter Club Staff

Te shumta jane lajmet e merkatos per Interin keto dite edhe pse merkato eshte ende me shume se dy muaj larg. 

Por sipas nje gazetari teper te njohur italian, emrat qe po qarkullojne tek Interi nuk jane aspak te lartesise se duhur te merkatos qe do te beje Interi dhe nuk jane aspak te vertete si lajme.

Behet fjale per gazetarin e njohur Paolo Paganini i cili ka folur per Radio Sportiva per merkaton e ardhshme te Interit e duke zbuluar edhe dicka qe sipas tij ka te beje me arsyet e ardhjes se Marottes tek Interi.

Ja cfare ka thene ai ne emisionin italian: 

“Kete vit do te jete me shume se kurre merkato e drejtorave sportiv. Kete gje mund t’jua siguroj nga te gjithe kontaktet qe kam.”

“Edhe vete Corvino i Fiorentines do te jete me aktiv se kurre sepse per here te pare pas shume vitesh mund te filloje negociata te verteta me Juventusin.”

“Por ato qe me habisin jane mediat keto dite qe flasin per Interin dhe lakojne emra si Dzeko apo te tjere, emra qe tek Interi eshte e sigurt qe nuk do te vijne.”

“Me thoni kaq, sepse une e di pergjigjen, po dua qe t’ju pyes ju: Vertete mendoni se nje drejtues si Marotta do te vinte tek Interi per te bere nje merkato duke blere, me gjithe respektin qe kam per te, Dzeko ne moshen 33 vjecare e duke larguar Icardin qe eshte nje super sulmues? Kjo do te thote qe nuk po e lexoni drejte situaten. Nuk po e lexoni aspak drejte.”

“Marotta ka ardhur tek Interi sepse ka marre siguri per nje merkato te rendesishme, per para qe do te shpenzohen, per emra te rendesishem lojtaresh qe pritet te vijne. Keto jane sigurite qe ai ka marre. Gjithashtu ai ka ne dore totalisht kontrollin e merkatos.”

“Prandaj, perpara se te besojme keto lajme, te mendojme per kete gje fillimisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.