Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, veshtiresohet gjithcka per Kante? “Ja kush eshte futur ne gare per lojtarin. Tani Interi po mendon…”

Inter, veshtiresohet gjithcka per Kante? “Ja kush eshte futur ne gare per lojtarin. Tani Interi po mendon…”
Inter Club Staff

Tashme eshte e qarte per te gjithe se si N’Golo Kante eshte endrra e madhe e merkatos se Interit dhe Antonio Contes.

Por kjo piste nuk eshte aspak e thjeshte e mund te veshtiresohet akoma edhe me shume ne baze te lajmeve te fundit.

Sipas Tuttosport, “nga dje, Interi ka nje pengese me shume ne rrugen drejt lojtarit te Chelsea qe kerkohet prej javesh.”

“Ne gjurmet e tij me sa duket jane vene edhe djajte e kuq te Manchester United qe mund te kenaqin me thjeshte Blues.”

“Perpara nje kerkese 60 milione euro, Manchester United do te ishte shume me e avantazhuar duke qene se nuk do te kishin problem ti siguronin keto para duke mos futur ne mes asnje forme huazimi.”

Interi eshte e detyruar te jete ne nje pozicion pritje. Zikalterit ne fillim duhet te shesin njerin prej Skriniar ose Brozovic per te fituar 40-50 milione euro.

Ne cdo rast, Interi do te kerkonte qe te ulte ne 50 milione euro kerkesen e Chelsea per kartonin e Kante.

Gjithesesi, edhe nga Franca nuk vijne aspak lajme te mira dhe ku nuk jane te sigurt nese lojtari  deshiron te ndryshoje skuader dhe te levize nga Stamford Bridge.

Kjo do te ishte edhe nje pengese me shume per Interin por nese Chelsea do te bleje 21 vjecarin e West Ham ne ditet e ardhshme, Declan Rice, atehere mund te bjere.

Ne ate pike hapsirat per Kante do te ngushtoheshin me shume. Por ne kete faze, Interi po mendon edhe per lojtare te tjere e qe te mos gjendet e papergatitur.

Nje nga keto pista eshte edhe Corentin Tolisso i Bayern Munich qe ndiqet prej kohesh nga Interi.

Ne te kaluaren eshte perfolur per te per nje shkembim te mundshem me Ivan Perisic qe do te shkonte keshtu tek Bayern Munich.

Vete lojtari francez ka luajtur shume pak kete sezon me gjermanet dhe ka kohe qe po mendon per nje largim.

Por ne te kaluaren, Rummenigge e ka mohuar nje shitje te tij, edhe pse nuk dihet ende nese tranjeri aktual do te besoje tek ai ne sezonin e ri dhe gjasat jane qe jo.

Nderkohe Interi nga ana e saj ka Kante si objektiv kryesor, me Vidal qe eshte shume afer transferimit dhe me Tolisso keshtu ne sfond si nje mundesi e mire merkatoje dhe me pak e shtrenjte se Kante.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.