Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vetem ai e di se cfare po ndjen

Vetem ai e di se cfare po ndjen
Ardis
  • On 20/07/2013, 13:14

Direkt 75%. Shume, shume me shume se cfare ishte konsideruar sipas asaj qe flitej qe te mos kalohej kuota e 40-45%, per te evituar levizjet e medha brenda dhe jashte shoqerise. Massimo Moratti mohon, duket sikur kjo tratative ekziston vetem ne faqet e para te gazetave dhe ai nuk di asgje. Eshte e qarte qe cdo gje qe publikohet nuk mund te merret si e vertete absolute, por gjithashtu eshte e qarte qe ceshtja po ecen perpara. Ata qe jane te informuar shume mire vazhdojne te kembengulin qe palet kane rene dakord prej javesh, ne tavoline ka ngelur per te sqaruar detajet e fundit. Me pas do vi edhe koha e shpalljes se lajmit. Gjithsesi, ne fillim te gushtit FC Internazionale, mbas 105 vitesh menaxhimi nga presidente italiane, i pari eshte Giovanni Paramithiotti, mund te perfundoje ne duart e nje te huaji.

Interistat nuk duhet te shqetesohen per kete detaj. Por ajo cfare na habiti eshte kalimi i dirigjences nga Moratti tek nje tjeter kontraktues, ne menyre ironike Berlusconi Indonezian. Pertej Interit legjendar te Helenio Herrera, prej 20 vitesh ngjyrat zikalter jane shume te lidhura me familjen Moratti, qe kane rivendosur raportet me dashurine me te madhe dhe, specifikisht Moratti, i cili mbas kaq shume vitesh presidence e ka cuar skuadren ne fronin e botes. Nje partneritet i forte, e pamundur te thyhet emocionalisht.

Edhe Erick Thohir nuk mund te arrije, sepse familja dhe Interi do te jene nje binom i pandashem, nje njesi e vetme. Nuk ekziston tifoz interist qe do ta vinte menjane Massimo-n, sepse mirenjohja e pafund nuk mund te njolloset nga nje periudhe zhgenjimi post-triplete. “Tashme eshte vetem Moratti President” eshte nje nga slloganet me popullore midis mbeshtetesve te BENEAMATA, dhe pavaresisht ndryshimit te «MENAXHERIT» nuk mund te na eklipsoje kete mendim. Pragmatikisht ardhja e parase se fresket, nuk ben gje tjeter vetem sjell gezim ne ambjentin e Interit, por me cfare cmimi? Gabimi i vetem per tu shmangur eshte shitja, pervec aksioneve te nje shoqerie, e identitetit te saj. Dhe lajmet qe duan konfirmim per karrigen e presidentit per ata qe aktualisht duan ta marrin, jane qetesuese.

Vetem Massimo Moratti di te interpretoje ne menyren e duhur kete rol. Vetem ai e di se cfare po ndjen dhe cfare ndjen brenda vetes si tifoz i Interit. Ai e di shume mire se cfare perfaqesojne ngjyrat zikalter per miliona persona per me shume se 100 vjet. Ai e di shume mire sa keq ndihesh i vjedhur mbas kaq shume viteve pune per ngjyrat zikalter dhe ai e di shume mire se sa ekzaltuese mund te jete te marresh drejtesine e munguar(te marresh hak). Ai e di shume mire se sa e veshtire por edhe sfiduese eshte te kesh nje besim te panderprere ne dicka qe te tjeret e kane zili. Ai e di shume se sa peshon ne ndergjegjen e tij nje gabim ne vleresim edhe pse e lindur nga dashuria e madhe. Ai e di shume mire sa e dhimbshme eshte te jetosh me deshiren per ta ngritur ekipin ne nivelet e larta dhe pamundesine per te bere keshtu sic behej njehere e nje kohe ne te kaluaren. Ai e di shume mire, sot, cfare do te thote te japesh duart dhe nje pjese te zemres atij, ku shpreson, qe do te jete ne gjendje te realizoje deshiren e tij, te perbashket me te gjithe tifozet. Ne te cilen, nuk eshte nje retorike, ka qene gjithmone dhe do te jete i pari ose thjesh perfaqesues i nje grupi te trete.

Duke pritur te reja te rendesishme ne kete front, sepse te rishikosh Interin ne nivele te larta eshte e nevojshme, nuk eshte thjesht nje deshire e thjeshte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.