Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

857 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vetem Curva Nord nuk vershelleu Mazzarrin dje. Ne Meazza ndihet pakenaqesia…

Vetem Curva Nord nuk vershelleu Mazzarrin dje. Ne Meazza ndihet pakenaqesia…
Inter Club Staff

Nuk ishe nje nate e lehte per Walter Mazzarrin. Pavarsisht fjaleve te tij pas ndeshjes me Caglarin, rast i cili u tregua shume i ashper me skuaderen, ne fushe dje nuk eshte se nuk erdhi ndonje reagim bindes nga ana e Interit. Dje tekniku zikalter u vershellye nga e gjithe San Siro dhe vetem nje sektor nuk e kontestoi: Curva Nord.

Kontestimi nuk ishte vetem ne momentin qe u shfaq emri i tij ne ekranet gjigande kur u dha formacioni i ndeshjes, por edhe gjate ndeshjes. Per shembull kur ne pjesen e pare pas nje topi te nisur me dore nga portieri, Reynaldo beri 50 metra i vetem dhe doli vetem per vetem me Carrizon dhe per pak nuk shenoi.

Por kontestimet vazhduan edhe gjate pushimit, pavarsisht perles se DèAmbrossios. Sjellja e skuadres ne fushe nuk bindi fare dhe dukej se kishte probleme ne ndertimin e lojes. Mazzarri ne fundin e ndeshjes e shmang problemin me dinakeri: “Dua te falenderoj shume Curva Nord qe u treguan te mrekullueshem dhe e mbeshteten ekipin per gjithe ndeshjen”. Nderkohe per lojen e skuadres ai tha: “Djemte kane bere nje ndeshje te kujdesshme. Nuk ishte nje situate e thjeshte pas humbjes me Cagliarin. Por tashme nuk dua asnje problem ne prag te Firenzes. Nuk duhet folur shume. Pas nje fitoreje duhet punuar akoma me shume per tu perqendruar per ndeshjen e radhes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.