Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidal dhe mister X qe quhet… Modric! Ausilio po punon, e veshtire por jo e pamundur: detajet

Vidal dhe mister X qe quhet… Modric! Ausilio po punon, e veshtire por jo e pamundur: detajet
Bujar Berishaj

Inter eshte ne detajet e fundit per te transferuar Arturo Vidal ne Milano.

Kete raporton fcinternews.it qe tregon se per kilenin praktikisht eshte gjithcka e kryer dhe lojtari duhet te arrij brenda te shtunes.

Por ja qe mesfushes zikalter mund t’i shtohet edhe nje lojtar me vlere. Eshte folur shume per Nicolo Barella qe kerkohet edhe nga klube tjera dhe per nje Mister X. Dhe fcinternews.it raporton se ky profil misterioz i pergjigjet as me pak e as me shume se emrit te Luka Modric.

Kroati qe u shpall nen kampion bote me Kroacine ka ndjesine qe cikli te Real Madrid ka perfunduar dhe me largimet e Cristiano Ronaldo e Zinedine Zidane deshiron te perjetoje nje sfide te re ne karrieren e tij.

Modric i pelqen edhe Juventusit por duket se Pjanic do te rinovoj dhe do te qendroj ne Torino. Keshtu per lojtarin me drita fikur po punon edhe Piero Ausilio edhe pse nje marreveshje eventuale eshte shume e veshtire..

Nje Inter kroat me Perisic, Brozovic, prurjen e re Vrsaljko dhe nje Modric me shume per momentin duket nje enderr me shume se realitet duke pare veshtiresite, sidomos ekonomike, per te arritur te mesfushori i Real Madrid (me rreth 70 milione nje marreveshje per te eshte e mundshme).

Por megjithate Interi deshiron te provoj dhe sigurisht qe duhet te behet nje shitje, nese jo dy, ne mesfushe dhe emrat jane gjithmone ata te Roberto Gagliardini dhe Matias Vecino pa permendur Joao Marion.

Ne rast se largohet njeri prej tyre, ose te dy, atehere ja qe pista Modric mund te jete me te vertete reale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.