Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidal, ndryshon perseri kontrata e lojtarit: “Ai nuk do te kete nje kontrate dy vjecare por me shume sepse…”

Vidal, ndryshon perseri kontrata e lojtarit: “Ai nuk do te kete nje kontrate dy vjecare por me shume sepse…”
Inter Club Staff

Edhe zyrtarizimi erdhi pak me pare dhe Arturo Vidal tashme eshte nje lojtar i Interit me te gjitha efektet.

Lajmi qe ka dale dje per sa i perket kontrates se kilianit me zikalterit, me sa duket eshte konfirmuar edhe nga Corriere dello Sport.

Ata kane shpjeguar si me poshte: “Kontrata, ndryshe nga sa eshte thene ne fillim, do te jete tre vjecare.”

“Por ne ate kontrate eshte futur nje klauzole e re ku mund te prishen ne menyre te njeanshme pas dy sezonesh. Pse? E thjeshte.”

“Ka nje motiv: Ne rast te nje kontrate dy vjecare qe do te skadonte ne 30 qershor 2022, nuk do te kishte mundesi qe kontrata te ishte 24 muaj dhe keshtu Interi nuk do te mund te perfitonte nga taksat e uleta per punonjesit qe rikthehen ne Itali ashtu si e parashikon dekreti ‘crescita’.

Kjo gje i garanton Interit qe te kurseje jo pak per sa i perket taksave qe paguan ne shtet per kilianin.

I njejti avantazh eshte shfyrtezuar edhe per Hakimi dhe Sanchez.

Drejtuesve te Barces lojtari i ka thene qe ta lirojne me zero sepse tek Interi ka gjetur motivimin e duhur. Ai eshte pare shume i lumtur per faktin qe po transferohet ne Milano.

Por nuk eshte i lumtur vetem ai sepse edhe Marotta dhe Conte kane punuar fort. Kane qene ata te tre qe kane punuar shume mire bashke edhe ne te kaluaren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.