Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

259 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidal nuk permbahet: “Une nuk kam frike te them fjalen per kampionat. A me njihni ju mua? Nese…”

Vidal nuk permbahet: “Une nuk kam frike te them fjalen per kampionat. A me njihni ju mua? Nese…”
Inter Club Staff

I ardhur tek Interi ne merkaton e fundit pas nje ndjekje te gjate nder vite, Arturo Vidal eshte gati qe te jape kontributin e tij per kauzen zikalter.

Objektivi eshte nje i vetem: te fitohet. Mesfushori kilian ka dhene keshtu nje interviste te gjate per Corriere dello Sport.

Vidal, ti ke fituar kudo. Pse jeni i bindur se do te arrini ta beni kete gje edhe tek Interi, ku nje trofe mungon prej me shume se 10 vitesh?

“Sepse ka nje projekt serioz dhe nje tranjer qe ka gjithmone deshire per te fituar. Viti ne kaluar skuadra ka qene e forte dhe per pak sa nuk ka fituar Europa League dhe Serie A.”

“Grupi ka gjithcka per te luftuar per dicka te madhe. E tani kam ardhur edhe une…”

Flitet per ty dhe Interin qe prej 2019, por ti ke ardhur ne Milano vetem prej disa muajsh. Pse kaq vone?

“Ne Barcelone une isha mire. Kishte nje grup te mire, me shoket jemi bere me shume se sa shoke. Kur dikush eshte i lumtur, do te qendroje aty ku eshte.”

“Pastaj shume gjera kane ndryshuar dhe mora vendimin per te ardhur ketu.”

“Kam shume uri per te rifituar kampionatin dhe enderroj te fitoj edhe Champions League.”

Ne vendimin tend per te ardhur tek Interi a ka ndikuar prezenca e Contes?

“Une jam ketu mbi te gjitha per te. Kemi qene bashke tre vite te Juventusi dhe kemi fituar dhe ka qene nje eksperience e paharrueshme.”

“Ai me donte, kemi folur edhe veren e shkuar dhe ai dhe klubi kane bere gjithcka qe une te transferohesha ketu. Jam i lumtur.”

Cili shok aktual i skuadres te ka surprizuar me shume deri me tani?

“Hakimi, Lautaro, Lukaku… Te gjithe jane te forte ketu, edhe lojtaret e rinj. Mbi te gjitha nese mesojne nga tranjeri, do te bejme gjera te medha bashke.”

Lukaku mund te fitoje garen per golashenues?

“Po, sipas meje po. Romelu eshte me te vertete nje TOP.”

A ju bezdisin kritikat qe keni marre ne kete fillim sezoni apo per nje lojtar si ti qe je krenar dhe fitues jane nje stimul me shume?

“Per mua jane nje stimul, por sa here lexoj, shikoj kritika pa lidhje. Ne futboll kur ben nje ndeshje te madhe behesh jashtetokesor, ndersa kur nje kampion gabon nje ndeshje, konsiderohet i mbaruar.”

“Disa diskutime mua nuk me interesojne: kam 15 vjet qe luaj futboll ne nivele maksimale dhe e di si funksionojne gjerat.”

“Normale qe te gjithe te flasin dhe te me kritikojne, por une e di si jane keto gjera. Jam shume i qete dhe tentoj te bej ate qe me kerkon tranjeri.”

Ne fushe ti e gjen veten disa metra me prapa se zakonisht. Tani je me shume nje mediano se sa trekuartist…

“Eshte nje pozicion i ri sepse une kam luajtur gjithmone me perpara per te shfrytezuar karakterisikat e mia realizative.”

“Tani skuadra ka nevoje per mua pak me prapa, qe te ndihmoj mbrojtjen. Do te vije edhe momenti kur te rikthehem te goli. Kam shenuar gjithmone ne karrieren time dhe do e bej kete gje edhe tek Interi.”

Cfare perqindje i jep formes se Vidal ne ekte moment?

“Une ndihem shume mire dhe deri me tani kam luajtur gjithmone, por mund te bej me shume. Dua te jem i rendesishem per skuadren.”

“Cfare Conte ke pare ketu ne Milano? Eshte me te vertete i ndryshem? Me i mire me ju lojtaret?

“Jo, eshte i njejti i Juventusit. Ai e dashuron futbollin, te ben qe te ndihesh mire dhe te transmeton pasionin dhe deshiren e tij per te fituar.”

Keshtu, me ju ne dhomat e zhveshjes nuk eshte ‘i mire’?

“Jo, eshte i njejti si te Juventusi. Ai e dashuron futbollin dhe te transmeton te gjithe pasionin e tij dhe deshiren epr te fituar.”

Pra nuk eshte i dashur ne dhomat e zhveshjes?

“I mire dhe i dashur? Po cfare thoni, ai cmendet nese gabon dhe ta thote ne fytyre: perpara te gjitheve.”

A je i zhgenjyer nga rezultatet e Interit ne kete fillim te sezonit?

“Per si kemi luajtur, kemi merituar me shume. Shume me shume. Por pa gabime, do i kishim fituar te gjitha, nderkohe…”

“Ke me shume keqardhje per humbejn ne Madrid apo ndaj Milanit?

“Per te dyja. Reali eshte nje nga skuadrat me te forta ne bote, por ne kemi luajtur perballe tyre pa frike.”

“Me vjen ekq per rezultatin. Te mos harrojme se Interi pati forcen te perballet edhe pas disavantazhit 0-2 dhe u afruam me fitoren. Nese veme ne vend disa gjera, atehere do te kemi shume gezime.”

Ne Champions eshte ende i mundur kualifikimi?

“Po, kemi shume besim dhe jam i bindur se do te ecim perpara. Deri me tani kemi lene rruges 2-3 pike e duhet ti marrim.”

Eshte e drejte te thuhet fjala kampionat edhe pse kur je -5 pike nga Milani eshte me mire te mos e besh?

“Une kete frike nuk e njoh sepse ne karrieren time kam fituar shume dhe kam ardhur tek Interi per te vazhduar kete gje.”

“A me njihni ju mua? Ju dukem si dikush qe kam frike? Jam i bindur se do te ngreme nje trofe te rendesishem kete sezon.”

Juventusi eshte ende favorite per kampionatin?

“Po, favoriti numer nje.”

Cfare efekti ju ben te sfidosh Juventusin me bluzen e Interit tani?

“Pak e cuditshme, sepse une jap maksimumin per skuadren qe luaj. Jam nje njeri qe le zemren ne fushe dhe do ta bej kete gje si ndaj Juventusit, por edhe ndaj cdo kundershtari qe do te kemi perballe.”

Po per ndeshjen ne Bergamo neser, cfare thua?

“Nuk do te jete e thjeshte. Atalanta dhe Napoli jane skuadrat e Serie A qe me kane pelqyer me shume deri me tani.”

“Atalanta mbase le ndonje hapsire, por ben nje futboll te bukur dhe rezultatet e tyre flasin per ta.”

Ne rast fitore te kampionatit, do behesh qeros?

“Jo, floket e mia nuk preken. Mbase ne fund te karrieres… Por tani jo. Modeli i flokeve jane pjese e qenies time. Ne fushe dhe jashte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.