Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

472 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidal rrezikon te permbyse gjithcka te Interi? “Sipas asaj qe thuhet ne Appiano, ai mund te fuse ne krize…”

Vidal rrezikon te permbyse gjithcka te Interi? “Sipas asaj qe thuhet ne Appiano, ai mund te fuse ne krize…”
Inter Club Staff

Me vonese, por Arturo Vidal po ‘pushon’ Interin. Nje tjeter gol i rende per kilianin qe pas atij vitin e kaluar ndaj Juventusit, kesaj radhe ka shenuar ne Champions.

Edhe te dielen ne San Siro ai do te perballet me ish-skuadren e tij dhe e ka thene tekstualisht qe nuk deshiron te flase me fjale per kete ndeshje por ne fushe.

Ai i ka leshuar atyre nje sfide, duke thene se do te jete nje lufte e vertete dhe fusha do te tregoje se kush eshte me i forte.

Nderkohe, nese kthejme koken prapa, shenja te rendesishme per formen e mire te Vidal ishin pare edhe ne fillim te sezonit, por nje problem e ka lene jashte ate disa ndeshje.

“Qe ne ndeshjen e pare te Serie A ai dha nje assit dhe shenoi nje gol ndaj Genoas. Kur Interi i ri sapo kishte filluar rrugen, ai ishte aty.”

“Tani Dzeko eshte golador dhe rendesia e Vidal shihet me mire ne momente te veshtira si ai ndaj Sheriff.”

“Gjithesesi, kjo forme e Vidal mund te permbyse gjithcka te skuadra zikalter sepse ai mund ti zere vendin njehere e mire Calhanoglu.”

“Nese ai do te konfirmohet ne kete forme, atehere do te jete ai titullari dhe Calhanoglu do te behet zevendesi i tij.”

“Vidal ka eksperiencen e duhur per te zene vendin e titullarit por edhe nivelin e larte tekniko-taktik per ta rritur kete.”

“Deri me tani turku ka vuajtur shume ndryshimin e skemave dhe te ambientit. Ai ka humbur pas asaj Inter-Genoa ne fillim/”

“Per kete arsye, Vidal shihet si nje njeri shume i rendesishem per Inzaghin. Por te mos harrojme se sapo eshte rikthyer edhe Sensi.”

“Tani mesfusha e Interit eshte nje gare prej kater lojtaresh per nje vend titullari: me Brozovic dhe Barella te paprekshem, Vidal, Vecino, Sensi dhe Calhanoglu jane ne gare konstante per te nje vend titullari.”

“Ne kete moment qe po flasim, njeriu me shume ne forme eshte pikerisht Arturo i cili ka treguar dhembet edhe ndaj Sheriff.”

“Ky normalisht eshte nje lajm negativ per Calhanoglu i cili nuk e ka pritur aspak qe Vidal te ishte kaq ne forme.”

“Tani mund te shohim qe ne ndeshjen ndaj Juventusit ta nise nga minuta e pare pikerisht Vidal, njeriu qe i ndeshkoi ne ndeshjen vjetshme ne San Siro, ndeshje qe shenoi njehere e mire se Interi do te arrinte dicka ne ate sezon.”

Burimi: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.