VIDEO – 100 golat e Mauro Icardit me bluzen e Interit
Kanali zyrtar i Interit ne YouTube ka pergatitur kete video speciale per kapitenin me 100 golat e tij ne te gjitha kompeticionet me bluzen zikalter.
Mauro Icardi dje hyri ne historine e Serie A si nje sulmues qe ka shenuar 100 gola ne kompeticion.
Kapiteni i Interit nuk u ndal me kaq: pas golit te 100, ai shenoi te 101, 102 dhe 103, sepse beri nje poker personal ndaj Sampdorias.
Por dje Maurito theu edhe nje tjeter rekord me bluzen e Interit: ai arriti te shenonte tek goli i 103 ne Serie A, edhe golin e 100 me bluzen zikalter ne te gjitha kompeticionet zyrtare duke u shnderruar keshtu ne nje nga sulmuesat me te rinj ne historine e Interit qe arrin kete shifer kaq shpejt.
Por le ti leme fjalet menjane, dhe te shijojme magjine e kapitenit tani.
Kjo eshte video me te 100 golat e Mauro Icardit me bluzen zikalter ne te gjitha kompeticionet zyrtare: