Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2020

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Brozovic fenomenal kunder Sampdorias: “From zero to HERO”

VIDEO – Brozovic fenomenal kunder Sampdorias: “From zero to HERO”
Inter Club Staff

Brozovic kishte thyer cdo lloj linje komunikimi me tifozet ku keta te fundit do kishin preferuar qe kroati thjesht te largohej e klubi te mos merte gje ne kembim.

Vulen gjithckaje i vuri ajo duartrokitje e kroatit ne drejtim te tifozeve ne ndeshjen Inter-Bologna qe u mbyll me rezultatin 2-1 per Interin, por  ku Brozovic deshtoi ne cdo gje qe beri ne fushe ne ate dite.

Ne momentin kur Luciano Spalletti vendosi ta zevendesonte, shumica e tifozeve ne stadium e vershellyen duke sjelle reaksionin e kroatit qe duartrokiti tifozet prezent me ironi.

Por me sa duket, kjo gje i takon te kaluares edhe pse askush nuk do te kishte menduar.

Kane mjaftuar disa paraqitje te mira te kroatit qe Meazza te mbylle nje sy. Pajtimi me tifozet filloi me ndeshjen ndaj Napolit, ku Brozovic ishte nder me te miret ne fushe dhe shkelqeu ndaj djemve te Sarrit duke luftuar per cdo top.

Qe ne ate ndeshje Marcelo mori shume duartrokitje. Nje tregues ky qe nese punon, Meazza te fal dhe te vlereson.

Por kroati nuk u ndal me kaq: ndaj Sampit zhvilloi nje nga ndeshjet me te mira me bluzen e Interit, ku tregoi shume klas si ne ndertimin e aksioneve por edhe me pasimet kyce dhe te thjeshta duke mos harruar egersine qe e karakterizoi ne cdo dyluftim.

Duket nje Brozovic i rinuar dhe nderkohe qe tifozet shpresojne qe kjo gje te vazhdoje, Spalletti ka nje merite teper te madhe per kete.

Ashtu sic kemi bere ne ditet e kaluara me Rafinha, Cancelo dhe Gagliardini, sot po publikojme nje video rreth 2 minuta te Marcelo Brozovic ndaj Sampdorias. Nese kujtojme ate ndeshje ndaj Bolognes dhe ate ndaj Sampdorias, ka vetem nje shprehje qe te vjen ne mend dhe qe eshte ne anglisht: “From zero to hero”.

Kjo eshte video e Brozovic kunder Sampdorias:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.