Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,261 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Candreva, sa gjest i shemtuar dhe antisportiv ndaj Emmers ne stervitje

Inter Club Staff

Antonio Candreva ne sezonin qe lam pas ka qene nje nga lojtaret me te dobet ne skuader sepse kishte vite qe tek Interi nje sulmues krahu qe ka luajtur aq shume gjate sezonit (titullar pothuajse ne cdo ndeshje) dhe nuk arriti te shenoi as edhe nje gol.

Por duket se italiani Candreva e ka filluar shume i tensionuar kete sezon futbollistik dhe eshte pare goxha nervoz edhe ne stervitjen e djeshme.

Mbase ne kete kane ndikuar zerat e merkatos qe e shohin Antonio Candreven si te larguar nga Interi ne kete merkato por edhe si jo titullar.

Ai shihet nga mediat i jashte planeve te Spallettit duke pare qe tani Politano ka ardhur nga Sassuolo dhe Malcom po pret nje telefonate nga Interi.

Por le te rikthehemi tek gjesti shume i shemtuar qe Candreva ka bere sot ne stervitje ndaj Xian Emmers.

E gjitha nisi tek nje mini-ndeshje stervitore ku Candreva pretendon se Emmers nxori topin jashte kurse Emmers e mohon kete gje duke ngritur gishtin lart e duke bere me gjest drejt tranjerit per te treguar “nuk e preka”.

Por menjehere Candreva vetem disa sekonda me pas eshte hakmarre ndaj Emmers duke i ngritur duart duke mos u interesuar me topin por duke i perplasur brrylin ne koke.

Gjithcka mund ta shikoni tek video me poshte:

Menjehere pas ketij gjesti vihet re nje Emmers i tronditur qe ndalet i cuditur pas gjestit te Candreves.

Eshte shume e cuditshme se si nje lojtar me moshen e Candreves sillet ne kete menyre ndaj nje lojtari qe sapo ka mbushur 18 vjec.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.