Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,083 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Chielini: “I lumtur, 36 kampionate” por gazetari legjendar Italian ja kthen: “Jane 34 jo 36…”

VIDEO – Chielini: “I lumtur, 36 kampionate” por gazetari legjendar Italian ja kthen: “Jane 34 jo 36…”
Inter Club Staff

Te thuash qe ke 36 kampionate kur ne te vertete ke vetem 34, do te thote qe ke probleme ose me matematiken, ose probleme mendore.

Kjo sepse vetem nje njeri me probleme te theksuara mendore mund te thote me krenari se ka dy kampionate me shume, per me shume kur ato kampionate jane hequr nga gjykata per vjedhje dhe fallcifikim kampionati, blerje arbitrash e skandale si keto.

Te thuash se ke 36 ne vend te 34 do te thote te pranosh publikisht se edhe 34 te tjeret jane po aq te perlyer dhe te  njejte sa ato dy te vjedhur dhe te hequr ne tavoline nga nje seri gjykatash ne Itali.

Por mbase ata e dine qe ashtu i kane te gjithe kampionatet dhe prandaj nuk i ben as pershtypje, por i duken njesoj sa i thone me ze te larte me krenari.

Por dje, gjate nje interviste per Rai, gjate “Domenica Sportiva”, ka folur mbrojtesi i Juventusit, Giorgio Chiellini, i cili me krenari tha se eshte shume i lumtur qe sapo ka fituar kampionatin e shtate radhazi dhe se Juventusi tashme numeron 36 kampionate.

Por menjehere ishte gati edhe pergjigja e gazetarit legjendar italian te sportit, Riccardo Cucchi, qe ne menyre spektakolare i thote Chielinit dhe shume qete: “Chielini, nuk dua te hap asnje polemike, por kampionatet qe ka fituar Juventusi jane 34.”

Mbrojtesi i Juventusit rri per disa momente ne heshtje nga sikleti sepse nuk e priste dhe me pas ja kthen me nje buzeqeshje te sikletshme: “Njesoj eshte…”, me Marco Tardellin qe nderhyri dhe i thote Chielinit: “Mos te te interesoje Giorgio, ti i ke fituar ato.”

Por kaq ka mjaftuar qe kjo video te behet hit ne rrjete sociale si Facebook dhe Twitter duke u shperndare me mijera here.

Kjo eshte video e episodit:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.