VIDEO – Operohet me shpejtesi punonjesi i stadiumi qe u godit nga Candreva me top! Mjeket i heqin nje organ…
Topi i gjuajtur nga Candreva ka qene shume i forte dhe eshte ndalur pikerisht ne shpinen e Marcos, student 25 vjecar.
Diagnoza ka treguar se nga gjuajtja e Italianit, Marco ka thyer demtuar disa brinje dhe eshte operuar me shpejtesi per te hequr shpretken e cila i eshte demtuar nga ajo gjuajtje e Candreves.
Nje steward (punonjes stadiumi) i mire i kthen gjithmone shpinen fushes se lojes. Dhe Marco Rapisarda eshte nje steward i mire.
Student ne universitet, 25 vjec, tifoz i Torinos (por sherben edhe ne Juventus Stadium ne fundjave), Marco te dielen po punonte nga ana e Curva Marationa gjate ndeshjes Torino-Inter e fituar nga granatat 1-0.
Ishte fillimi i ndeshjes dhe nje top teper i forte nga Candreva godet ate.
Le te kthehemi pas dhe te ngadalesojme: ishte fiks minuta e 23 kur Tagliavento jep nje goditje denimi per Interin 25 metra larg nga porta e Torinos. Ai qe do te gjuaje ishte Antonio Candreva.
E djathta e fuqishme, por pak e sakte, perfundon siper traverses. Se sa e fuqishme ishte ajo gjuajtje e di vetem Marco qe ishte me kurriz nga porta.
Topi i goditur nga Candreva, per pak sa nuk kap nje kamera, por per fatin e keq te Marcos, ndalet tek shpina e tij.
Skena u vu re edhe nga komentatoret e ndeshjes qe thane se “gjuajtja e Candreves kapi punonjesin e stadiumit” per te treguar pasaktesine e tij, por nuk e dinin qe Marco do e vuante me pas ate gjuajtje.
Pas gjuajtjes, ai mbeti pa fryme per disa caste dhe me dhimbje per disa minuta. Me pas cohet, por shqetesimet nuk e lene rehat dhe te henen shkon per tu vizituar.
Supriza e pret menjehere pas vizites me diagonzen qe i jepet nga doktoret: frakture dhe duhet te operohet menjehere per te hequr shpretken qe i eshte demtuar keq.
Vetem operacioni shpetoi nje hemoragji te brendeshme ne trupin e tij.
Ky operacion shkoi me sukses dhe gjendja e tij eshte e stabilizuar.
Te jetosh pa shpretke eshte e mundur por ku i dihet nese Marco do te kete me deshire per te bere te njejten pune perseri, sidomos nese Candreva do te jete ne fushe.
Gjate dites se sotme ate e kane vizituar ne spital edhe disa futbolliste te Torinos.
VIDEON e rastit ne fjale mund te shikoni duke klikuar ketu: Candreva vs. Torino.