Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,099 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Goli i Vecinos, cmendet komentatori italian i Sky: shijoni edhe njehere 4 minutat e fundit te Inter-Tottenham

Inter Club Staff

Nje cmenduri! Keshtu eshte quajtur ajo qe ndodhi dje ne ndeshjen e Interit ne San Siro.

Zikalterit arriten qe te permbysin nje rezultat 0-1 vetem ne minutat e fundit me nje gol shume te bukur te Icardit dhe me pas me nje gol te Matias Vecino ne minuten e 92, kur gjithcka dukej se po perfundonte ne barazim.

Interi e nisi mire lojen dhe luajti mire ne pergjithesi ne pjesen e pare, por nje devijim i pafat i Mirandes ne pjesen e dyte beri qe zikalterit te kalonin ne disavantazh dhe Handanovic nuk arriti ta kapte topin ne kohe.

Pas disa minutash vuajtje, Interi arriti te nxirte nje gol pas nje krosi te Asamoah te cilin Icardi e shnderroi ne gol fluturimthi. Nje nga golat me te bukur te javes e qe do te mbahet mend ne kete Champions jo vetem nga tifozet e Interit.

Por le te ndalemi pak te gjithe tek goli i Matias Vecino qe i dha Interit tre piket.

Te gjithe duhet ta mbajne mend komentimin e cmendur te komentatorit Italian te Sky Sport, Trevisani, ne ate Inter-Lazio te fituar ne minutat e fundit gjithashtu me nje gol te Matias Vecino ne ndeshjen e fundit te Serie A vjet.

Duket se e gjithe ajo veper eshte vene perseri ne jete nga te njejtet aktore: Vecino qe shenon dhe Trevisani qe cmendet pas mikrofonave sebashku me Lele Adanin.

Por ne te tilla raste, fjalet jane te teperta.

Le ta shijojme edhe njehere videon me 4 minutat e fundit te ndeshjes: 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.