Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 18, 2018

Scroll to top

Top

667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Handanovic nuk pret me: gafa teper te renda ne 9 golat e fundit te pesuar ne aksion nga Interi

VIDEO – Handanovic nuk pret me: gafa teper te renda ne 9 golat e fundit te pesuar ne aksion nga Interi
Inter Club Staff

NUK DEL, NUK HIDHET, NUK LEXON AKSIONET.

Keshtu hapet artikulli i FantaGazzetta sot per Handanovic, por nuk perfundon me kaq.

Ja cfare shkruajne ata me tej dhe postojne edhe disa video per te perforcuar teorine e tyre:

Refuzon ti besosh syve kur shikon perseri aksionin kur Samir Handanovic leviz ne ate trajektore ne golin e Belottit. Nje dalje jashte kohes se duhur e mbi te gjitha ne nje drejtim komplet tjeter duke i hapur komplet porten sulmuesit te Torinos.

Por slloveni, per fat te keq per Interin, nuk eshte i ri ne keto gabime.

Ne fakt, ne 9 golat e fundit te pesuar nga Interi neper aksione (duke llogaritur edhe ato te sezonit te kaluar) duke perjashtuar natyrisht ate me penallti te Berardit, ai ka faje tek secili prej golave. Jane gabime qe duhet te bejne te reflektoje si Spallettin por edhe Interin.

Kjo strishe negative e Handanovic ka nisur ne ate 2-3 ndaj Juventusin ne sezonin e kaluar. Tre gola te pesuar pa provuar te hidhet tek asnjeri.

Ne fakt portieri zikalter ka qendruar ne vend pa u hedhur tek goli i Douglas Costa, Cuadrado dhe Higuain. E mbi kete te fundit ndoshta nderhyrja mund te kete qene me e veshtire (por mund te kishte provuar te dilte).

Por mbetet e veshtire pastaj mos reaksioni tek Douglas Costa por edhe pse Handanovic nuk ka ngritur krahun aspak ne golin e Cuadrados.

Kjo eshte video e golave ne kete rast per ndeshjen me siper (poshte videos vazhdojme me golat e tjere):

Nuk ka shkuar shume mire as ne ndeshjen pas Juventusit ndaj Sassuolos. Politano ka shenuar ndaj Interit me nje gol poshte barrieres dhe Handanovic perseri nuk hidhet.

Nderkohe, ai leviz shume pak tek goli i Berardit me kete te fundit qe gjuan bukur por jo shume fort dhe topi qe preket nga krahu i Handes. Por ai ne ate rast u tregua i paafte ta ndaloje.

Kjo eshte video e golave: 

Deri me tani eshte pese numri i golave te pesuar nga Handanovic dhe ne te cilat mund te bente me te vertete me shume.

Por vazhdojme. Tani eshte radha e Lazios.

Pritja e fundit decizive e Handanovic shenohet ne ndeshjen e fundit te sezonit te kaluar ndaj Lazios, edhe pse kontributi i Handanovic u pa edhe tek golat e Lazios.

Gjuajtja e Marusic u devijua, por ai perseri ndenji i palevizur e natyrisht nuk mund te quhet pa faj.

Por tek goli i Felipe Anderson nuk ishte fajtor sepse nuk u hodh, por sepse nuk i zuri rrezen e portes lojtarit.

Kjo eshte video e golave: 

E keshtu erdhem deri tek ndeshja e djeshme e Handanovic qe me dy gabime i dha Torinos barazimin. Per tu analizuar sidomos gabimi i pare i tij qe nuk mund te shpjegohet dot as per nje portier diletant.

Ne fakt Handanovic tek topi i gjate i Falque nuk del ashtu sic duhe te beje per te penguar Belottin, por pozicionohet ne piken ku topi do te shkonte nese sdo te kapej nga sulmuesi pa e llogaritur fare ate qe ishte ne pozicion te mire. Gabimi ndaj Belottit me pas kalon ne plan te dyte ku Handanovic nuk arrin te kete reflekset e duhura edhe pse kishte devijim te kapi topin qe i kaloi pikerisht ne krahun qe ai mbulonte.

Te frikshme keto fakte te nxjera ne pah nga Gazzetta dello Sport, ne seksionin e saj FantaGazzetta.

Duket sikur Handanovic ka humbur shume ne vitin e fundit dhe eshte ne renie. Nje renie qe u pa qarte edhe dje ndaj Torinos ne Meazza.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.