Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 26, 2020

Scroll to top

Top

1,177 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Inter-Zenit, barazim me 6 gola! E nis Candreva e mbyll Lautaro: ja golat dhe rastet

VIDEO – Inter-Zenit, barazim me 6 gola! E nis Candreva e mbyll Lautaro: ja golat dhe rastet
Bujar Berishaj

Inter ka luajtur miqesoren e trete para-sezonale kunder ekipit rus Zenit.

Nje ndeshje qe ka perfunduar me barazim por me plot 6 gola te shenuar per rezultatin perfundimtar 3-3.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Goli i pare u shenua nga Candreva qe me nje gjuajtje nga jashte zone arriti te kaloj Interin ne epersi. Por ruset reaguan shpejt dhe pas nje leshimi ne zone ishte Noboa ai qe me te djathten arriti te dergoj topin ne rrjete.

Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 1-1 kurse ne 45 minutat e dyte publiku ne Pisa pa edhe 4 gola tjere. Ishte kapiteni Icardi qe me fillimin e pjeses se dyte e kaloi serish Interin ne avantazh nga pika e bardhe pasi qe Borja Valero ishte penguar me heret ne zone.

Por Zenit serish nuk vonoi shume per te barazuar rezultatin. Ishte sllovaku Robert Mak ai qe me nje gjuajtje te fuqishme nga brenda zones mposhti Handanovic qe sot nuk ishte ne diten me te mire.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Ruset pas rreth 10 minutash arriten qe te shenojne edhe golin e trete duke kaluar per here te pare ne epersi gjate ndeshjes. Ishte Hernani ai qe me nje gjuajtje te bukur nga jashte zone shenoi per 2-3.

E krejtesisht ne fund, nje harkim te Candrevas ne zone e shfrytezoi shume mire Matteo Politano qe me koke e dergoj topin deri te Lautaro Martinez. Ky i fundit qe sapo ishte futur ne loje nuk gaboi ne afersi te portes.

Keto jane golat dhe rastet e ndeshjes:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.