
VIDEO – Karamoh shenon golin e pare per kete sezon! Pune me top dhe pastaj mini-ndeshje
Interi ka nisur sezonin e ri 2018/19 dhe sot skuadra eshte grumbulluar ne Appiano Gentile per here te pare kete sezon duke zhvilluar edhe stervitjet e para.
Luciano Spalletti dhe lojtaret e tij kane zhvilluar dy stervitje gjate dites se sotme, me stervitjen e dyte qe eshte karakterizuar me nje pune me top per te zhvilluar pastaj nje mini-ndeshje.
I vetmi qe ka munguar sot nderkohe ka qene Danilo D’Ambrosio qe ka pasur disa vizita mjekesore per te kryer kurse neser do te jete rregullisht me grupin.
Stervitja e pasdites ka zgjatur perreth dy ore duke luajtur nje futboll-tenis, Martusciello pastaj ka punuar vetem me mbrojtesit me Ausilio dhe Gardini qe kane qene te pranishem ne qendren stervitore.
Pastaj ka nisur edhe mini-ndeshja, fillimisht ne fushe te reduktuar dhe pa gjuajtje ne porte por pastaj kane filluar edhe goditjet ne porte. Lautaro Martinez fillimisht ka goditur shtyllen, kurse ishte Yann Karamoh ai qe shenoi golin e pare.
Pak me vone fati ishte me Martinez qe shenoi per 2-0 por ekipi tjeter barazoj shpejt me golat e Gagliardini dhe Nainggolan. Ne fund ishte serish Martinez qe shenoj golin e tij te dyte duke i dhene fitoren ekipit te tij. Pak minuta me vone ka mbaruar edhe stervitja.
Kjo eshte nje video e publikuar nga Interi ne kanalin e Youtube me pamje nga stervitja e sotme: