Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,018 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Kur Interi i Spallettit luante futbollin me te bukur te sezonit

VIDEO – Kur Interi i Spallettit luante futbollin me te bukur te sezonit
Inter Club Staff

Te jep nje efekt te vecante kur shikon videon me poshte sepse duket sikur kane kaluar vite drite nga ai Inter qe jo vetem fitonte, por bindte me loje, shkelqente, luante me nje takim, levizte mire pa top, por mbi te gjitha, ishte lart moralisht.

Nje prove e te gjitha cilesive me lart ka qene pikerisht ndeshja Inter-Sampdoria, e luajtur ne Meazza ne 24 Tetor 2017, nje prove e gjalle e ekzistences se ketij Interi qe shume tifoze zikalter i beri te enderronin me teper se sa duhej.

Ne videon qe mund te shikoni ne fund te ketij shkrimi, jane tre aksione perfekte. I pari aksion tregon nje skuader qe pason ne menyre precize, shpejt dhe leviz mire pa top dhe ku ben me shume se 20 pasa perpara se te shkoje deri tek krosimi nga krahu i majte.

Ne aksionin e dyte shikojme aksionin e golit te Maurito Icardit. Eshte pikerisht ky aksion ai me i bukuri nga te tre, i cili finalizohet ne fund me golin e bukur ne ajer te kapitenit zikalter, por perpara se te arrim tek ai, eshte nje inter mjeshteror ne mbajtjen e topit dhe pasave me nje takim.

Ne aksionin e trete shikojme nje Inter qe kontrollon lojen, qe dikton kohen e saj por qe vendos vete momentin ne te cilin duhet te bej keq. Pasimeve super te sakta, i vjen nga pas nje top mjaft i bukur i Vecinos per Perisic qe i jep Icardit nje top super te thjeshte i cili vetem duhet shtyre ne porte.

Pyetja qe te gjithe tifozet zikalter bejne pasi shikojne keto aksione nga Inter-Sampdoria e ketij sezoni eshte e njejte: A ishte ky Interi me i mire i pare kete sezon? Me te gjitha gjasat po!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.