Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

914 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Kush ju ka thene se Sanchez eshte jashte forme, ju ka genjyer rende

SPECIALE – Kush ju ka thene se Sanchez eshte jashte forme, ju ka genjyer rende
Inter Club Staff

Ai tashme eshte nje lojtar i Interit dhe sot ka zhvilluar stervitjen e pare me skuadren e re.

Po flasim per Alexis Sanchez qe eshte transferuar tek Interi zyrtarisht vetem diten e djeshme duke u bere keshtu lojtari me i ri i zikalterve.

Ai ka ardhur ne nje huazim nje vjecar ku Interi do te paguaje vetem 30% te rroges se tij. Huazimi eshte pa pagese dhe pa te drejte blerje, gje qe do te thote se ne fund te sezonit nese Interi do te doje ta bleje, do te ulet ne United per te diskutuar per te ardhmen e tij dhe per te negociuar nje shifer per blerjen.

Kujtojme se ne fund te sezonit Alexis Sanchez do te kete vetem nje vit kontrate dhe do te kete nje cmim akoma me te ulet ne merkato.

Por shume eshte folur per te dhe per eksperiencen e tij tek Manchester United qe nuk ka qene nje nga me te lumturat ne karrieren e tij.

Por kjo mund te kete qene direkt faji i skuadres sepse Alexis ka qene nje nga me te miret me Arsenalin, Barcelonen, kombetaren e Kilit, e deri me Udinesen ne fillimet e tyre.

Nese kthejme koken tek skuadra nga Manchester, mund te shohim nje skuader plot me lojtare te paguar shume, yje te futbollit boteror dhe me cilesi te padiskutueshme qe kane deshtuar aty si Di Maria, Lukaku, Pogba dhe te tjere.

E njejta gje vlen edhe per Alexis Sanchez, qe ne Manchester nuk arriti do te ishte asnjehere ai i Arsenalit dhe duhet te ndalemi pikerisht tek kjo shprehje qe e thone edhe shume tifoze keto dite.

“Shpresojme te rikthehet Sanchezi i Arsenal” eshte e drejte si shprehje por edhe e gabuar si shprehje kur e mendon.

Duhet te shpresojme qe tek Interi thjesht te jete Sanchezi i vetem nje muaji me pare, pra Sanchezi i Kupes se Amerikes ku zhvilloi nje kompeticion te jashtezakonshem.

Nuk e besoni? Shikoni videon me poshte me disa nga momentet e tij me te bukura ne Kupen e Amerikes nga Kiliani.

Nuk duket aspak nje Alexis Sanchez jashte forme por nje Alexis qe ben ate qe ka bere gjate gjithe karrieres se tij: te luaje dhe te zbavitet ne te njejten kohe.

Prandaj, kush ju ka thene se Sanchez eshte jashte forme, ju ka genjyer. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.