Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

809 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Lautaro perdor briret, Cagliari bie ne tapet: ja rastet dhe golat e ndeshjes!

Inter Club Staff

E ja tek jane kater: ndermjet kampionatit dhe Champions League, Interi arrin fitoren e katert radhazi. 

Zikalterit fitojne ndaj Cagliarit me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e trete te se shtunes dhe fluturon ne kuoten e 13 pikeve ne klasifikim.

Eshte nje fitore qe ne kompleks ishte e merituar dhe e vuajtur per zikalterit duke pare kundershtarin qe nuk u dorezua kurre.

Per here te pare pas shume kohesh mungesa e nje njeriu si Mauro Icardi nuk u ndje aspak ne fushe dhe ne kete ndeshje erdhi edhe goli i pare zyrtar i El Toro Lautaro Martinez i cili shenoi pas nje assisti teper te sakte te Dalbert.

Lautaro incorna, Politano sigilla: l'Inter stende il Cagliari 2-0

Edhe Cagliari shenoi ne pjesen e dyte por goli u anullua ne menyre te drejte nge VAR sepse topi u shty ne rrjete me dore.

Nderkohe golin e vulosjes se rezultatit  e shenoi Matteo Politano duke bere nje goditje mjaft te bukur qe u perplas ne shtylle perpara se te perfundonte ne rrjete dhe e la portierin Cragno te palevizur.

Buzqeshje per skuadren keshtu por edhe per Spallettin qe do te nisen drejt Hollandes me moral te larte.

Nderkohe, kjo eshte video e rasteve dhe golave:

Kurse ketu mund ti ndiqni me koment italian:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.