Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

999 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Lukaku refuzon te firmose nje autograf per tifozin e Interit per arsye fetare!

VIDEO – Lukaku refuzon te firmose nje autograf per tifozin e Interit per arsye fetare!
Inter Club Staff

Edhe ne nje nate jo te mire per te, Romelu Lukaku nuk e ka humbur buzeqeshjen e tij qe e shoqeron pothuajse gjithmone. 

Ai pas nje nisje te mire me dy gola ne dy ndeshjet e para, tashme ne dy ndeshjet e fundit, ate ndaj Udineses ne Serie A dhe ndaj Slavias se Prages ne Champipns League nuk ka arritur te shenoje.

Por me shume se golat, per Interin ka shqetesuar gjendja e Lukakut i cili ka edhe probleme ne shpine dhe ka qene nje trup i huaj duke ndikuar pak ne lojen e skuadres ne keto dy ndeshje.

Gjithesesi nje situate gazmore ka ndodhur dje ne koridorin e mixed zone ne dalje te Meazzas pas ndeshjes.

Sulmuesi belg i Interit eshte afruar per te dhene nje autograf por me pas e ka refuzuar kete gje.

Nuk kemi te bejme aspak me nje gjest antipatik, perkundrazi. Motivi i refuzimit te Big Rom ka qene sepse tifozi i ka zgjatur nje kanace birre Jupiler qe ai ti linte nje autograf aty, por Lukaku me nje buzeqeshje e ka refuzuar duke i shpjeguar edhe pse.

Pasi Lukaku i thote jo, ne ikje e siper i tregon se per arsye fetare nuk mund te preke alkol. Nje motiv ky qe eshte pranuar edhe nga tifozet prezent qe kalojne gjithcka me te qeshur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.