Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Manaj shenon dy here me Shqiperine U21 qe ne fund humbet 2-3: ja golat

VIDEO – Manaj shenon dy here me Shqiperine U21 qe ne fund humbet 2-3: ja golat
Inter Club Staff

Rey Manaj duket se eshte rigjeneruar me Shqiperine U21. 

Sulmuesi shqiptar nga Lushnja i datelindjes 1997 ka qene nje nga protagonistet absolut te ndeshjes Shqiperi-Sllovaki ne ndeshjen e vlefshme per Europianin e ardhshem Under 21.

Per dy here Manaj e ka derguar Shqiperine ne avantazh, avantazh qe djemte e Bushit nuk e ruajten dot.

Ne fillim, lushnjari shenoi golin e 1-0 ku deperton bukur ne zone per te shenuar me pas.

Pas barazimit te sllovakeve, Manaj shenon perseri golin e 2-1 pas nje kundersulmi te djemve te vegjel kuq e zi ne pjesen e dyte.

Por sa keq, sepse Shqiperia U21 nuk arriti dot ta ruante epersine e krijuar ndaj sllovakeve dhe pesuan me pas 2 gola te tjere: 2-2 dhe 2-3.

Shqiperia keshtu humbi nje ndeshje direkte ndaj Sllovakise duke i komplikuar vetes nje vend te dyte qe do e conte afer Europianit.

Ndeshjen tjeter Shqiperia U21 e ka pikerisht ndaj Sllovakise por kesaj radhe ne transferte ne daten 27 Mars. 

Kjo eshte tabela e klasifikimit te grupit te Shqiperise U21:

No automatic alt text available.

Manaj kete sezon eshte ne huazim nga Interi ne Spanje tek Granada ne Segunda Division.

Ne Spanje lushnjari ka luajtur 354 minuta dhe ka shenuar deri me tani vetem nje gol.

Nderkohe, keto jane videot e dy golave te lojtarit ne pronesi te Interit:

GOLI 1

GOLI 2

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.