Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Roberto Gagliardini ndaj Sampdorias: nje akrep ne fushe!

VIDEO – Roberto Gagliardini ndaj Sampdorias: nje akrep ne fushe!
Inter Club Staff

Nese do te kishte nje emer me ekzotik, ndonje model flokesh ‘ccol’ apo do e ishte nga ndonje vend i Amerikes Latine, mbase do te kishim degjuar shume njerez dhe mediat te flisnin per paraqitjen fenomenale te Roberto Gagliardinit ndaj Sampdorias.

Mesfushori zikalter arriti qe te bente repart i vetem ndaj dorianeve dhe ndihmoi Brozovic me punen e tij te ‘piset’.

Ashtu si e tha edhe Spalletti pas ndeshjes, ai ishte nje nga njerezit me te rendesishem ne fitoren tenistike ndaj Sampit te dielen:

“Nese nuk rekuperojme topa, nuk ndertojme dot as aksione. Keshtu qe sot Galgiardini rekuperonte dhe ne ndertonim nga ana tjeter. Kjo fitore eshte nje merite e skuadres, por Gagliardini beri nje super ndeshje” – deklaroi Spalletti pas ndeshjes ndaj Samp.

Po Gaglio jo vetem qe shkaterroi aksione te kundershtareve por ‘futi ne xhep’ nje nga mesfushoret me sensacional te Serie A ne kete sezon, Lucas Torreira, organizatiorin e Sampit qe nuk u pa ne asnje moment ne fushe e pikerisht kjo ishte nje merite e Robertos.

Sic kemi bere dje me Cancelon dhe pak ore me pare me Rafinhen, ku kemi treguar nga nje video dy minuteshe te secilit, keshtu do te bejme edhe me Gagliardinin qe te veme ne dukje paraqitjen e tij te jashtezakonshme ndaj Sampit.

Roberto Galgiardini vs Sampdoria mund ta shikoni ketu:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.