Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

855 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Skriniar gabon dy here me kombetaren dhe Sllovakia humbet 2-1 me Cekine

Ardis
  • On 13/10/2018, 18:32

Ne ndeshjen e kompeticionit te Nations League, Sllovakia e Milan Skriniar humbet 2-1 kunder Republikes Çeke dhe vazhdon mos te kete asnje pike ne Grupin B (Ukraina 6 pike, Rep. Çeke 3 pike).

Ne minuten e 52, mbi nje krosim te gjate nga mesfusha, qendermbrojtesi zikalter (ne fushe per 90 minuta) humbet momentin dhe lejon Krmencik te depertoje drejt portes sllovake.

Sulmuesi çek reziston ne duelin me te dhe shenon golin e avantazhit per te tijet.

Mbas 10 minutash eshte Hamsik qe realizon golin e barazimit te rezultatit.

Por me pas, goli i Hamsik venitet nga goli i Schick qe kalon Skriniar dhe vendos rezultatin ne stadiumin Antona Malatinského.

Nje ndeshje aspak e mire ajo e gjigandit  te mbrojtjes zikalter dhe shume  poshte niveleve qe e kemie pare tek Interi sezonin e shkuar dhe kete sezon.

Kjo eshte video e rasteve dhe golave te ndeshjes per te krijuar nje ide me te qarte te lojes se Skriniar:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.