Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 17, 2019

Scroll to top

Top

1,394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Spalletti i ashper: jep mesazh te qarte per Mauro Icardin ne transmetim live

VIDEO – Spalletti i ashper: jep mesazh te qarte per Mauro Icardin ne transmetim live
Inter Club Staff

Ka qene nje Spalletti teper euforik pas ndeshjes por ka dashur te jape edhe nje mesazh te qarte per ate qe eshte veteperjashtuar nga skuadra prej ndeshjesh duke e braktisur Interin ne kete moment teper te veshtire.

Behet fjale per Mauro Icardin i cili pretendon se ka dhimbje ne gju, nje dhimbje qe ka filluar menjehere sapo i eshte hequr shiriti i kapitenit.

Por tashme Spalletti duket se nuk po e duron dot me kete situate dhe kesaj radhe menjehere pas ndeshjes ka bere nje deklarate ne transmetim direkt ku ka nenkuptuar se komplimentat i behen vetem skuadres qe jane ne dhomen e zhveshjes, jo atyre qe qendrojne ne shtepi.

Keto kane qene fjalet e Luciano Spallettit qe mund ti shikoni ne videon me poshte dhe te perkthyera mund ti gjeni poshte videos:

Mbi proven e skuadres edhe pa Icardin: 

“Mjafton ti thoni Lautaros bravo per penalltine, per lojen e Perisic, per Politanon qe beri shume mire. I duhen bere komplimenta atyre qe jane brenda dhomes se zhveshjes sot. Pastaj eshte dicka e mire qe te gjithe sportivet te mendojne per skuadren ne radhe te pare. Une dua te flas per ata qe luajne. Brozovic luajti i demtuar sot, duke rrezikuar shume.”

Lautaro Martinez eshte bere nje leader i cmendur ne fushe per Interin: 

“Ai eshte shume i zoti te sulmoje kundershtaret, eshte i forte me koke, ka personalitet. Mjafton ta shikosh ne sy per te pare qe eshte djalosh me personalitet. Tek penalltia e pate? Sa me qetesi dhe vendosmeri e beri. Kemi gjetur sulmuesin qe mund te na beje ti cojme gjerat ne vendin e duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.