Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

850 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO & STATISTIKA – Ndeshja e Skriniar kunder Barcelones eshte thjesht spektakolare: ja detajet!

Inter Club Staff

Perpara dy ditesh Interi u perball me Barcelonen ne San Siro ne nje sfide shume te komplikuar ku ne leter ishte favorite Barcelona.

Ndeshja eshte mbyllur ne barazim me nga nje gol per secilen skuader por per Interin eshte pare qe per momentin Barcelona ishte me e organizuar ne loje dhe ne organik me e forte.

Sulmuesat e Barcelones, ne vecnati Suarez, kane gabuar shume perpara Handanovic por edhe perpara Skriniar. Nese Interi arriti te shmangte golat e tyre, natyrisht kjo ka ndodhur edhe per shkak te paraqitjes gjiganteske te Milan Skriniar.

Mbrojtesi sllovak ne 1 kunder 1 ka qene totalisht i pakalueshem per te gjithe kundershtaret qe ka pasur perballe te marten dhe ndeshja ishte e denje per ta cilesuar nje mur te vertete.

Meqe jemi tek muri, kujtojme qe kete pseudonim e ka pasur Walter Samuel qe me ngjyrat zikalter ka shkruar faqe te rendesishme te historise.

Por le te shohim edhe njehere sebashku peraqitjen spektakolare te Milan Skriniar ndaj Barcelones me kete video per te kuptuar se pse ai eshte nje nga mbrojtesat me te forte ne qarkullim:

Mbrojtesi zikalter ka qene thjesht spektakolar ne cdo aspekt te lojes: rekuperime, kohe perfekte ne nderhyrje, elegant ne daljet perpara me top dhe siguri ne markimin e kundershtareve.

Keto nderkohe jan e statistikat e tij te ndeshjes:

Gjeja me impresionante nder shume te tjera eshte te shikosh pastertine ne cdo nderhyrje te lojtarit: rralle Skriniar, i cili tentohet te kalohet ne 1 kunder 1, ben faulle. Ai di te ndaloje edhe njerez qe vleren e merkatos mbi 100 milione euro pa shkaktuar asnje parregullsi.

Eshte tashme nje lojtar i nje niveli boteror dhe ne gjendje qe ti jape siguri te gjithe repartit te mbrojtjes. Nuk eshte cudi qe Interi ka nje nga mbrojtjet me te mira Europe per gola te pesuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.