VIDEO – Team Manager Butti: “Nga derby i fundit per Krishtlindje, kujtoj…”
Kete vit, Inter dhe Milan do te luajne derbyn e tyre ne fundin e vitit. Hera e fundit qe Inter dhe Milan luajten nje derby per Krishtlindje, ishte ne vitin 2007, ne 23 dhjetor, te cilin Interi e fitoi 2-1 me gola te Cruz dhe Cambiasso pas golit te Pirlo ne pjesen e pare. Ne ate kohe ne pankine, ne rolin e Team Manager (roli i Ivan Cordoba tani), ishte Andrea Butti. Ja cfare shkroi ai ne Twitter: “Nga Derby para Krishtlindjes, pervec fitores, kujtoj gjestin shume te bukur ne nder te Milanit te kerkuar nga Mancini dhe Doktor Moratti. Duartrokitje.” Skuadra kuqezi sapo kishte fituar Boterorin per Klube dhe zikalterit e priten me duartrokitje per kete arritje. Ketu me poshte keni gjestin e nje skuadre te madhe, nje gjest qe nga ana e kusherinjve nuk kemi per ta pare kurre! Ja pse dallojme me ta…