Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

864 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic drejt Interit: “Eshte e trishtueshme te ndryshosh, por mezi po pres per sfiden e re”

Vidic drejt Interit: “Eshte e trishtueshme te ndryshosh, por mezi po pres per sfiden e re”
Ardi Deda

Tete vjet nuk harrohen. Per Nemanja Vidic do te jene tre muajt e fundit me fanllen e Manchester United. Ne horizont eshte Interi dhe sfida e re italiane. “Ne fud te sezonit do te mbyllet nje pjese e rendesishme e jetes sime, dhe kjo eshte e trishtueshme”, ka thene 32 vjecari serb per mikrofonat e kanalit televiziv zyrtar te Manchesterit. “Kam menduar per te gjitha gjerat qe me kane ndodhur ketu, per momentet e bukura dhe te shemtuara. Kam qene pjese e sukseseve te medhaja dhe kam punuar me persona te mrekullueshem qe me kane ndihmuar ne rritjen time si lojtar. Keshtu shkojne gjerat, kjo eshte jeta dhe duhet te ecim perpara”. E ardhmja qe nga korriku do te ngjyroset zikalter: “Mezi po pres per nje sfide te re – konfirmon Vidic -, por kam akoma shume per te dhene ketu tek United. Kemi ndeshje te tjera te rendesishme perpara, une dua te jem aty per te dhene gjithcka dhe per te ndihmuar klubin ne kalimin e ketij momenti te veshtire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags