Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

998 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic, eshte bere: ja dhe firma! Tashme punohet per Sagna dhe Obi Mikel: Ausilio…

Vidic, eshte bere: ja dhe firma! Tashme punohet per Sagna dhe Obi Mikel: Ausilio…
Ardis
  • On 27/02/2014, 16:08

Inter format Premier League. Eshte bere per Nemanja Vidic, tashme punohet per goditjet Bacary Sagna dhe John Obi Mikel. Keto jane levizjet e nxehta te merkatos zikalter, me Piero Ausilion ne krye per te ndertuar nje skuader kompetitive per vitin tjeter. Merkato nuk mbaron kurre.

EKSPERIENCA SERBE – Me kapitenin aktual te Red Devils eshte gjithcka e mbaruar dhe dje ka ardhur edhe firma ne kontrate qe e lidh me Interin per tre sezone. Gazzetta dello Sport shpjegon detajet e takimit te drejtorit teknik zikalter me qendermbrojtesin serb dhe rrogen e tij: 2,8 milione € neto dhe ne rritje (deri ne 3,3) dhe nje ndihme e madhe ne tregun Lindjes. “Fakti qe vete Erick Thohir disa dite me pare e percaktoi tratativen akoma te pambyllur pra ne 90% do te varej nga ky kalim qe dje i derguari i merkatos zikalter e perfundoi: Vidic, Ausilio dhe agjenti i lojtarit jane takuar ne kryeqytetin anglez per te mbyllur detajet e fundit duke perfshire edhe te drejtat e imazhit. Mbasi ka siguruar Anderson Hernanes, Interi e mbylli tratativen me sukses edhe me 32 vjecarin kapitenin e Manchester United”, shkruhet ne Gazzetta. Zyrtarizimi duhet te vije ne gjysmen e marsit, mbas ndeshjes se kthimit me Olympiacos-in.

LOJTARI I KRAHUT FRANCEZ – Eshte gjithmone e me afer ardhja e nje tjeter lojtari te madh te Premier League: Bacary Sagna. Francezi i Arsenalit nuk eshte i bindur per rinovimin e kontrates me Gunners dhe, per me teper, tratativat duken se kane ndaluar plotesisht me Wenger. Per te, eshte ne gare edhe Liverpool, qe ne ate rol ka lojtarin e kombetares angleze Johnson dhe te rinjte Flanagan dhe Kelly. Ja dhe perspektiva Inter, me projektin Thohir, mund te terheqe jo pak 31 vjecarin me origjine senegaleze. Pergjigja pritet shume shpejt, mbase brenda javes se ardhshme.

PERFORMANCA NE MES – Goditja e trete vjen serish nga Britania e Madhe, qe mund te jete ai i Obi Mikel i Chelsea. Dje, Mourinho e ka aktivizuar nigerianin ne mes te fushes si nuk ka bere ndonjehere me pare dhe gjiganti afrikan beri nje performance te mire. Ai qe ishte thjesht nje mediano i paperpunuar, eshte transformuar me kalimin e viteve ne nje mesfushor te kompletuar, qe ne rastin e zikalterve mund te sjelle ne sektorin e medianos sasi, por edhe performance dhe personalitet. Dialogu eshte hapur dhe ardhja e Matic ne Stamford Bridge dhe nje ardhje e supozuar e portugezit William Carvalho i Sporting-ut (i ndjekur edhe nga Ausilio) mund te jape sinjalin per nje largim te parakohshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.