Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,293 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic: i pari i nje liste te gjate?

Vidic: i pari i nje liste te gjate?
Ardi Deda

Tani eshte zyrtare dhe keshtu mund ta arkivojme si nje operacion te mbyllur. Nemanja Vidic, kapiten i Manchester United, eshte nje lojtar i Interit, dhe pas boterorit te ardhshem, do te veshe bluzen zikalter. Mbas D’Ambrosio dhe mbi te gjitha Hernanes, Thohir ben nje tjeter goditje te madhe, nje elment i rendesishem per Interin e tij te ri. Mbrojtesi serb mbart me vete 5 kampionate angleze, 1 Champions Leagues dhe 1 kupe bote per klubet, pervec kupave te Liges dhe F.A. Cup dhe titujt e tjere te fituar ne Serbi. Nje futbollist i nivelit nderkombetar me kosto zero, pikerisht ajo qe po kerkonte presidenti i ri. Vidic eshte 32 vjec dhe nuk eshte me i ri, por per nje mbrojtes qendre eshte nje moshte e pershtatshme. Pas blerjeve te Vidic dhe Hernanes mund te fshihet lajmi me i rendesishem dhe i gezueshem per tifozet zikalter. Duket tashme e qarte qe Thohir ka deshiren per te ndertuar nje skuader kompetitive qe nga sezoni i ardhshem perballe projektit te gjate 3-4 vjecar.

Jam i sigurte se Vidic, nuk do te pranonte te vinte tek Interi (ndoshta kontrata e tij e fundit me nje skuader te madhe) pa iu dhene garancite e neveojshme se do te kishte perreth kolege te nivelit te pare. Emrat qe qarkullojne tani jane te ndryshem, por jam i sigurte se, levizjet ne hyrje dhe dalje ne merkaton e ardhshme verore do te jene te shumta. Podolski, Dzeko, Lamela, jane emra qe ndezin fantazine e tifozeve, por nese me pare i konsideroje endrra te pamundura tani dicka ka ndryshuar. Interi, ne koken e presidentit te ri, duhet te kthehet te joshe lojtare te nje niveli te caktuar dhe ardhjet e Hernanes dhe Vidic, pervec se te rrisin nivelin teknik te ekipit, do te sherbejne edhe per kete. Pra, duhet mbajtur nje sy mbi emrat e axhendes zikalter. Thohir do te kete dhe nje shans te madh per te kursyer. Tete lojtare te cileve iu mbaron kontrata ku shume prej tyre jane “te vjeter”, te tjeret kane qene pak te dobishem dhe te paperdorur. Kursimi nga rrogat e tyre do te lehtesonte jo pak buxhetin zikalter pervec se te zvogelonte organiken dhe do ti jepte hapesira ndoshta ndonje te riu si Bardi, Mbaye dhe Duncan.

Me pak fjale, revolucion i plote ne shtepine Inter por me perspektiva te reja dhe interesante. Kaosi i disa muajve me pare duket tashme i kaluar. Dhe tani drite te gjelber per endrra te bukura te mundshme.

 

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags