Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 14, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic: “Ketu tek Inter po shkon gjithcka mire, tani rendesi ka te kalojme turnin ne Europa League. Flas shpesh me Handanovic sepse…”

Vidic: “Ketu tek Inter po shkon gjithcka mire, tani rendesi ka te kalojme turnin ne Europa League. Flas shpesh me Handanovic sepse…”
Ardi Deda

Intervistuar nga Roberto Scarpini per Inter Channel, Nemanja Vidic, mbrojtesi i ri zikalter, zbulon ndjesite e tij pas nje muaji nga fillimi i aventures se tij italiane: “Jemi duke punuar fort, po stervitemi mire. Por perpiqem te pershtatem me menyren e re te te luajturit, deri me tani mendoj se ka shkuar gjithcka mire. Duke perjashtuar ndoshta humbjen kunder Eintracht ne Gjermani, do te thoja qe gjithcka tjeter eshte duke shkuar mire”.

Te kemi pare te pershtatesh shume mire ne modulin me tre mbrojtesa, dhe te flisni shume me Samir Handanovic.

“Mendoj qe eshte shume e rendesishme per ne mbrojtesit te flasim me portierin, sepse shohim te gjithe lojen dhe mund te ndihmojme lojtaret qe jane para nesh. E kam bere gjithmone kete pergjate karrieres time dhe po provoj ta bej edhe ketu, te them se cfare shoh ne fushe per te ndihmuar futbollister”.

Nje gol i bukur ne SHBA, dhe shume here ne lojen ne ajer mberrin gjithmone perpara.

“Une perpiqem gjithmone te sulmoj topin, jam i zoti ne lojen ne ajer dhe po kerkoj gjithnje e me shume te bej gola, ndoshta duhet te kisha bere me shume. Kunder Romes, kemi patur nje kros te madh te Dodò dhe une isha ne vendin e duhur; ka qene nje gol i bukur, por sic kam thene gjeja me e rendesishme ne fazen parasezonale eshte te permiresohemi dhe te punojme fort. Shpresoj qe ne fillim te sezonit do te jemi te gjjithe ne 100% te formes dhe do te luajme mire, kjo eshte gjeja me e rendesishme”.

Tani eshte Paoku i Selanikut, nje ndeshje tjeter sigurisht e nxehte.

“Mendoj qe eshte e rendesishme te luajme nje ndeshje tjeter sa me shpejt te jete e mundut. Kunder Eintracht kemi perjetuar nje dite zhgenjyese, dhe kunder Paokut nuk do te jete nje ndeshje e lehte. Kujtoj sezonin e kaluar kur me Manchester United kemi luajtur kunder Olympiacos, ishte me te vertete nje ndeshje shume e veshtire dhe humbisnim nese e kujtoj mire 2-0. Nuk do te jete e lehte, por shpresoj qe te shkoje mire kesaj here”.

Keto ndeshje sherbejne per te pergatitur mire turnin e dyfishte te Europa League. Por keni luajtur ndonjehere ne Islande?

“Nuk kam luajtur kurre atje. Do te jete nje eksperience e bukur, por gjeja me e rendesishme eshte te arrijme nje rezultat te mire per te qene me te qete ne ndeshjen e kthimit, dhe te luajme mire”.

Nje vend ku nuk ka kurre nate…

“Kete e di. Do te jete nje gje e bukur per tu pare. Do te jete nje eksperience e re, te shpresojme qe te jete nje eksperience e bukur”.

E rendesishme eshte te kalojme turnin.

“Sigurisht, kjo eshte paresore”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.