Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic: “Moduli me tre mbrojtesa? Nuk me takon mua te gjykoj. Kur te luajme me mire une…”

Vidic: “Moduli me tre mbrojtesa? Nuk me takon mua te gjykoj. Kur te luajme me mire une…”
Ardi Deda

Sot ne konferencen per shtyp ne Appiano Gentile perpara ndeshjes se Europa League kunder francezeve te Saint-Etienne ka qene i pranishem edhe Vidic. Ja dhe fjalet e tij:

Te kushtezon fakti qe luan me modulin me 3 mbrojtesa?

“I jam pergjigjur nje here kesa pyetjeje kur kam ardhur, nuk me takon mua te gjykoj sistemin e lojes, po pershtatem dhe nuk eshte e lehte por nuk me kushtezon aspak. Besoj se do te permiresoj menyren time te te luajturit dhe do te punoj fort”.

(Mazzarri nderhyn duke mbrojtur Vidic per sa i perket golit te fundit te pesuar kunder Napolit, duke shfajesuar serbin dhe Vidic pergjigjet duke falenderuar teknikun)

“Faleminderit mister eh (qesh). Respektoj opinionin e te gjitheve, une po perpiqem te jap me te miren. Kampionati nuk eshte nje sprint por nje maratone dhe gjithcka mund te ndodhe akoma”.

Jeni kompakte perreth trajnerit, si e keni perjetuar barazimin kunder Napolit me tifozet qe ju kane duartrokitur kur po dilnit?

“Kemi qene dy here ne disavantazh dhe kemi rekuperuar, jemi te kenaqur per menyren si ka perfunduar ndeshja. Ne pjesen e pare kemi bere shume mire duke dominuar ndeshjen. Sic thate ju shpirti i skuadres eshte shume i larte dhe e dime qe mund te bejme me mire”.

Fillimi ka qene i veshtire per ty, si jeni pershtatur? Dhe kur do te shohim Vidic me te mire?

“Jam shume mire ketu dhe jam duke u strevitur mire dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme per mua. Me e mira nga Vidic? Te shohim, kur skuadra do te luaje me mire edhe une natyrisht do te mund te permiresohem”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.