Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic therret Dzeko: “Eja tek Inter”. Tani ai…

Vidic therret Dzeko: “Eja tek Inter”. Tani ai…
Ardi Deda

“Zerat qe vijne nga Anglia dhe qe konfirmohen ne ambientet milaneze tregojne ne fakt qe Nemanja Vidic, po perpiqet te binde Edin Dzeko te zgjedhe aventuren italiane per nje ringritje te pergjithshme: te tijin, te Vidic dhe te Interit”. Kjo eshte ajo cfare na tregon Gazzetta dello Sport. Sipas gazetes, mbrojtesi qendror qe ka firmosur tashme me Interin po perpiqet te binde sulmuesin boshniak te bashkohet me te ne kete aventure te re. “Kjo shpjegon te gjitha udhetimet ne Angli te drejtorit sportiv Piero Ausilio por  edhe profili i preferuar nga zikaltrit dhe Mazzarri eshte pikerisht boshniaku, i datelindjes 1986, sulmues me 15-20 gola ne vit dhe qe tek Manchester City vuan shume ulje-ngritjet futbollistike, shume here brenda dhe jashte formacionit per te qene plotesisht i lumtur. Dzeko eshte idnetikiti perfekt per ti mundesuar Interit hapin cilesor: sheh porten, ka dinamizem dhe eksperience nderkombetare, jep besim dhe di te jete i pameshirshem. Walter Mazzarri i nevojitet pikerisht nje i tille”.

Sipas asaj qe raporton Gazzetta Dzeko ka nje deshire te madhe per te ndryshuar ambient: konsideratat e pakta nga ana e Pellegrini nuk e bejne te ndihet mire, kontrata deri ne 2015 nuk eshte nje pengese e pakapercyeshme dhe paga e tij nuk eshte shume e madhe sepse boshniaku fiton rreth kater milione euro plus bonuset ne vit, parametra disi te larta ne krahasim me deshirat e ardhshme interiste. Por zgjatjet e kontratave te Palacio dhe Guarin (qe shohin rritjen e rrogave deri ne tre milione) dhe reduktimi i mundshem i pages se Dzeko me futjen e bonusve te ndryshem mund te diktojne linjen e angazhimit. Nuk mund te perjashtohet dhe mundesia per ta marre hua me te drejten e blerjes, edhe pse me mundesine e kthimit ne Champions edhe me ndihmen e lojtarit me pas mund te bente te mundur sigurimin e fondit per blerjen e tij perfundimtare”.

Pra, gjithcka duket e mundur, Ausilio punon dhe Mazzarri shpreson: “Dzeko eshte nje qe te ndihmon te fitosh por lojtari duhet bindur, edhe per faktin se Interi mund te mos luaje ne Champion League e ardhshme. Vidic provon te beje goditjen dhe e ka filluar me nje telefonate”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags