Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

491 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vieira: “Inter, cfare kujtimesh: tifozet jane cmendurisht te dashuruar! Zanetti, Mou dhe Mancini…”

Vieira: “Inter, cfare kujtimesh: tifozet jane cmendurisht te dashuruar! Zanetti, Mou dhe Mancini…”
Bujar Berishaj

Vite te bukura ato te Patrick Vieira te Interi.

Ish-mesfushori zikalter i intervistuar nga Inter TV ka treguar te kaluaren e tij si zikalter me nje dashuri te madhe:

“Kam kaluar momente shume te bukura te Interi, si me rezultate por edhe personalisht. Kam akoma shume miq nga ajo periudhe dhe jam ndjere gjithmone mire te Interi. Forca e atij grupi ishte tek lojtaret qe ishin aty prej kohesh”.

Pastaj ai flet edhe per kapitenin e tij Javier Zanetti: “Ai ishte shume i rendesishem per lojtaret e rinje, decisiv. Ishte kapiteni dhe te bente te kuptosh rendesine e Interit. Nje lojtar i tille eshte shume i rendesishem, deshiron te fitoj per t’i bere te rinjte qe te kuptojne rregullat”.

Vieira flet edhe per ish-trajnerin e tij Mancini: “Eshte i pasionuar me futbollin dhe lojtaret, jam ndjere shume mire me te. Te jep besim, eshte ‘i dashuruar’ me lojtaret dhe kjo eshte e rendesishme sepse ne fushe ti si lojtar luan edhe per trajnerin”.

Pastaj ai flet per ish-trajnerin tjeter, portugezin Jose Mourinho per te cilin thote vetem fjale te mira: “Ka sjellur nje organizim taktik, studion shume futbollin, ne detaje. Nje lojtar shkon ne fshe dhe e di ate qe duhet te bej, kam mesuar shume nga Mourinho se si dhet pregaditur ndeshja”.

E ne fund, si mund te mungojne disa fjale per tifozet zikalter dhe kujtimet me te bukura me fanellen e Interit: “Kujtimi me i bukur ka qene skudeto i pare, ishim nje grup i madh me personalitete te ndryshme dhe te forta. Te gjithe mendonin per skuadren ne rend te pare”.

Pastaj Vieira vazhdon: “Tifozet e Interit kane vuajtur shume por gjithmone kane qene pas skuadres, jane cmendurisht te dashuruar pas Interit. Jane gjithmone pas lojtareve, kam mbetur i befasuar me dashurine e tyre. Ne fushe i ndjen keto gjera dhe te ndihmojne per te dhene maksimumin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags