Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

443 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vieri i shtang te gjithe: “A e dini ke zgjedh ndermjet Icardit dhe Dzeko? Gjithmone do te zgjidhja…”

Vieri i shtang te gjithe: “A e dini ke zgjedh ndermjet Icardit dhe Dzeko? Gjithmone do te zgjidhja…”
Inter Club Staff

Bobo Vieri ka dhene mendimin e tij per ate qe po ndodh ne Serie A, pas fitores se Interit, por ai ka dashur te ndalet edhe te nje ceshtje tjeter.

Ish-lojtari i Interit ka folur me kujdes edhe per Edin Dzeko dhe per nje krahasim te mundshem te tij me Mauro Icardin.

“Icardi shenon gola, shume, por eshte nje lojtar qe e pret topin ne zone. Ka keto lloj karakteristikash qe te gjithe i njohim.”

“Nese i vjen topi te 16 metrat, shenon gol, por per pjesen tjeter te lojes, luan me 10 lojtare. Nuk ben kurre nje levizje.”

“Nuk luan me shoket. Dzeko per shembull, mbase shenon e pak se Icardi, por ben qe skuadra te luaje mire, i ben te shenojne te tjeret…”

“Sulmuesit duhen pare nga afer, ne stadium, sepse aty arrin ti monitorosh dhe kur topi eshte larg dhe kamera nuk e kap.”

“Une preferoj gjithmone nje si Dzeko perpara Icardit. Osimhen? Te dielen e ka vuajtur shume Milan Skriniar.”

“Por eshte shume i forte gjithesesi, por te kesh perballe Skriniar qe eshte nje bishe, eshte e veshtire per shume lojtare.”

“Napoli eshte shume i forte, por Inter ka luajtur shume mire dhe ka nje skuader te madhe. Ndeshje e bukur, Inter ka merituar, por skuadra e Spallettit e luajti deri ne minuten e 98.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.