Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vieri: “Kam dashuruar Interin. Mendoja se do e mbyllja atje karrieren. Pyes ende veten per…”

Vieri: “Kam dashuruar Interin. Mendoja se do e mbyllja atje karrieren. Pyes ende veten per…”
Inter Club Staff

Nepermjet profilit te tij personal zyrtar ne Instagram, ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri i eshte pergjigjur shume pyetjeve te fansave te tij per disa momente te ndryshme te karrieres se tij si futbollist. 

Natyrisht nuk kane munguar as pyetjet per Interin e as pergjigjet nga ana e Bobos.

Sipas FcInterNews, keto kane qene ato qe kane pasur lidhje me Interin:

Te mungon San Siro?

“Po, shume. Aty kam dhene gjithcka nga vetja ime.”

Ndermjet te gjitha skuadrave qe ke luajtur, ke ndonje qe ke simpati te madhe?

“Kam nje kujtim te bukur me te gjitha skuadrat qe kam luajtur?

Si ja doli Interi te humbase kampionatin ne ate 5 maj 2002?

Image result for vieri inter

“Pyes veten ende per ate dite…”

Ne cfare momenti ke vendosur qe te varesh kepucet ne gozhde?

“Kur nuk kisha me deshire te stervitesha, te shkoja ne fushe.”

Do te riktheheshe te luaje futboll?

“Jo.”

“Ne karrieren tende, ke realizuar ndonje enderr?

“Po. Kisha dy: te luaja ne Serie A dhe te vishja fanellen e kombetares.”

Kujtimet e tua per Inter-Sampdoria 3-2?

“Nje ndeshje fantastike.”

E ke dashuruar me te vertete Interin?

“Po”.

Kishe menduar ndonjehere ta mbyllje karrieren si zikalter?

“Mendoja se po…”

Je penduar qe ke shkuar tek Milani?

“Jo, aspak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.