Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vieri: “Nuk e di pse nuk e keni kuptuar akoma: Conte te masakron. Ja parashikimi im per Barca-Inter.”

Vieri: “Nuk e di pse nuk e keni kuptuar akoma: Conte te masakron. Ja parashikimi im per Barca-Inter.”
Inter Club Staff

Ai flet gjithmone per Interin keto kohe dhe pothuajse gjithmone eshte i drejte ne gjithcka cfare thote dhe ne kete fillim sezoni fjalet per Interin kane qene nder me te mirat. 

Po flasim per Christian Vieri, ish-sulmues i Interit qe edhe dje ka qene ne studion e Tiki Taka ku ka dhene mendimin e tij per momentin e Interit, por edhe kete fillim sezoni ne pergjithesi.

Perseri mendimi i tij ishte i bazuar tek tekniku zikalter, nje teknik qe gezon simpatine e Bobos.

Keto kane qene fjalet e italianit diten e djeshme tek Tiki Taka: “Conte po i jep Interit mbi te gjitha nje karakter te madh.”

“Interi fizikisht eshte ne top forme, kjo nuk ka asnje dyshim. Ka nje force te madhe mentale dhe shume kurajo ne gjithcka cfare ben.”

“Tani eshte ndeshja me Juventusin. Nuk do te thote asgje fiton njera apo tjetra, por e gjithe bota do e ndjeke ate ndeshje.”

“Interi mund te fitoje pa problem ne Barcelone, nuk eshte Messi apo jo? I ka te gjitha mundesite te fitoje.”

“Nuk e di pse nuk e keni kuptuar akoma: Conte i masakron lojtaret e tij ne stervitje. Jane te pergatitur: ndaj Sampdorias kane bere nje ndeshje te madhe. Kete vit duhet te djersisesh shume qe te mundesh Interin. Pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.