Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,787 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vieri nuk permbahet: “Tek Interi luan nje lojtar qe eshte me i miri ne bote ne rolin e tij: ja kush eshte!”

Vieri nuk permbahet: “Tek Interi luan nje lojtar qe eshte me i miri ne bote ne rolin e tij: ja kush eshte!”
Inter Club Staff

Ne karrieren e tij ai ka luajtur 13 ‘Derby della Madonnina’, te gjitha te luajtura me bluzen e Interit.

Christian Vieri e njeh shume mire kete ndeshje ndermjet Interit dhe Milanit. Ish-sulmuesi, eshte autor i dy golave kunder asaj skuadre qe ka luajtur edhe per gjashte muaj.

Ai ka folur per nje interviste te gjate per La Gazzetta dello Sport, qe eshte ne program te luhet te shtunen ne oren 18:00.

Gjithcka nis nga tema e stadiumeve bosh: “A kam luajtur ndonjehere? Per fat te mire, kurre. Me siguri qe nota ime ashtu do te kishte qene 3 apo 4.”

“Une ne nje derbi kaq te cuditshem, kaq i kushtezuar nga faktore te jashtem, nuk e kujtoj dot.”

Mancini shtyn per rikthimin e tifozeve? Nuk mendoj vetme ai: Covid dhe shendeti jane te parat, por te hapet pak, avash-avazh ne menyren e duhur mund te behet.”

Nje derbi ne jave ne katert te kampionatit sa mund te ndikoje?

“Me pelqen, eshte dicka qe me ben te kujtoj debutimin tim me Atletico Madrid kunder Real Madrid. Por pyetjes i pergjigjem shkurt: Zero, nuk ndikon fare.”

Inter-Milan mund te sintetizohet edhe keshtu: eksperience kunder lojtareve te rinj. Cfare mund te peshoje me shume.

“Duhet pak nga te dyja, te dy realitetet duhet te perzihen bashke. Tek Interi njerez si Nainggolan dhe Vidal mund te bejne mire, por i shtohet edhe freskia e Hakimit.”

“Milani eshte i ri, por ka nje numer nje, nje Ibra ne sulm qe do te beje me shume se 20 gola.”

Si sulmues: me mire krosimet e Hakimit apo Theo Hernandez?

“Jane te forte te dy ata, eshte foto e kualitetit qe tregon se po rikthehen edhe Interi edhe Milani.”

“Por Hakimi eshte ne kete moment mbrojtesi i krahut me i mire ne bote (ne te djathten). Nuk ka te krahasuar me askend.”

Si tranjer i ardhshem (ndoshta…), per nje ndeshje teke do fusje ne porte Handanovic apo Donnaruma?

“Po bej dy bileta, po shkruaj emrat e tyre dhe po gjedh. Ke te zgjedh, le te zgjedh. Ne te dyja rastet nuk do gaboj. Jane te mire qe te dy.”

Si mbrojtes (qe nuk ke qene kurre): do te kishe me shume frike nga Lukaku apo nga Ibrahimovic?

“Nuk do te flija asnjehere i qete. Lukaku eshte “Unstoppable”, eshte treni i filmit te Denzel Washington: nje force e natyres.”

“Kush i jep pesedhjete metra fushe, ai ti djeg ato. Ta mer topin vete bashke me mbrojtesin. Ibrahimovic ka eksperience dhe nuk do shume reklame. Ka vizion, te shenon, te ben skuadren e te luaje mire.”

A e shikon veten te Lukaku?

“E majta dhe kilet, por ai eshte edhe me i madh se une… E si luan per skuadren: me ndodh ta shikoj, dhe mendoj: “ah, kete ne fushe e beja edhe une”. mbi te gjitha kur kerkon 1-2 me shoket per te genjyer mbrojtesat. Per ate ai dhe Lautaro jane perfekt bashke.”

Ibrahimovc do te luaje derbin pak a shume dy jave pas izolimit per Covid: nje handikap?

“Do te kete bere stervitje me thaset e boksit cdo dite… Nje qe thote se Covid ka pasur nje ide te keqe ta sfidoje, eshte menderisht me i forte se te gjithe: derbi luhet edhe me nje cigare ne goje, me besoni.”

A ke menduar se Conte do te largohej nga Interi?

“Jo dhe gjithesesi do te ishte nje gabim shume i madh. Antonio eshte nje njeri qe kerkon shume, por qe jep shume.”

“Shume pak do te ndryshonin dot fytyren e nje skuadre kaq shpejt si ai. E tani Interi per te fituar kampionatin ka shume. Me siguri mund ta luaje fort.

Kur ishte kapiteni yt, a ta nxinte jeten po njesoj?

“Me shirit apo pa shirit kapiteni, ai te cante ‘topet’. E ndjeje ne vazhdueshmeri: “shko, shko, bej presing, kape, paso”.”

“E degjoni ne tv? Eshte njesoj si kur ka qene futbollist. Nuk na ndryshuar nje presje.”

Kur do te ndodhe shperthimi i tij i radhes?

“Antonio eshte keshtu, nese e merr ti e di ke po merr: nese do nje qenush, zgjidh nje qenush. Por nese do nje qen te eger, atehere pranoje qenin eger ashtu si eshte.”

“Nese do Mourinhon apo Conten, ti i merr, e di qe do te vije nje tranjer me personalitet, por nuk duhet te mrekullohesh qe here pas here ata te shkundin. Kur merrje Vierin, ishte njesoj: e dije se une nuk do e mbaja gojen te mbyllur.”

Conte deshiron nje Inter te bukur: A beson te kjo?

“Nuk e njoh nje tranjer qe do te fitoje duke luajtur ne menyre te shpifur: per te luajtur bukur, duhet kualitet dhe tani Interi e ka.”

“Por kujdes: te luash mire kunder nje skuadre te madhe apo nje skuadre te vogel nuk eshte e njejta gje. Jane dy presione totalisht te ndryshme.”

Po ky Inter, a ka vend per trekuartist?

“Per mua ky sistem loje ka gjithmone nje pikepyetje te madhe. Conte duhet te shkoje perpara dhe te degjoje veten e tij, lojtaret i ka aty dhe i zgjedh vete. Mbi te gjitha, me trekuartist apo pa trekuartist, eshte nje zgjedhje ekskluzive e tij.”

Kante do te kishte qene nje njeri i rendesishen per kete Inter?

“Ne rolin e tij ai eshte numri nje ne bote: nje lojtar qe te jep nje ekuiliber si askush tjeter. Por nuk erdhi…”

Pse Conte donte me kaq shume force Vidal?

“Kualitet, personalitet dhe eksperience: ai i ka te gjitha keto. E kujtoj qe vjen nga Barcelona…”

Nainggolan, Eriksen, e mbase Brozovic: shume lojtare me peshe qe nuk shihen si titullare. Cfare mendon?

“Une do te them pese emra ne sulm: Ronaldo, Vieri, Baggio, Zamorano dhe Recoba. Te gjithe bashke, por asnje nuk hapte probleme se ishte emer i madh.”

“Ne skuadrat e medha ti fiton me shume lojtare te rendesishem.”

“Me shume durim. Nese shkon tek Interi duhet te fusesh ne mes edhe kete rrezik: mbase nuk do te luash.”

Le te provojme te parashikojme: Interi per kampionat dhe Milani ne Champions League?

“Interi per skudeto po, Milani per Champions e shoh te veshtire. Por ne futboll nuk i dihet kurre.”

Nese kthehemi prapa plot 17 vite: a e ke menduar ndonjehere si do te kishte shkuar ajo gjysmefinale Champions League nese do te ishe kthyer ne kohe ne 2003 dhe te kishe luajtur?

“Ndonjehere ne futboll nuk fiton dhe nuk dihet dot pse. Ndonjehere humbet dhe prap nuk e gjen dot se pse. Eshte e kote te mendosh per te tilla gjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.