Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vieri ve ne loje Milanin: “Derby? Ja sa do te kishte fituar Interi nese Milani sdo kishte Donnarummen.”

Vieri ve ne loje Milanin: “Derby? Ja sa do te kishte fituar Interi nese Milani sdo kishte Donnarummen.”
Inter Club Staff

I intervistuar ne ‘Tiki Taka’, tek Italia 1, Christian Vieri ka folur per Interin e Contes pas suksesit ne derbin kunder Milanit. 

“Diten e djeshme – ka thene aio dje ne mbremje – nuk ka pasur ndeshje aspak. Aspak per te mos thene ndonje fjale tjeter.”

“Kemi pare ne fushe nje Inter te madh, por ishte normale duke pare qe ata kane Conten dhe Conte dy radhazi nuk i gabon. Vetem pak dite me pare kane bere nje ndeshje te keqe dhe une e prisja kete derbi nga ata.”

“Dihej qe do te dilte ne pah nje Inter me intensitet te larte, agresivitet, presing dhe deshire. Milani ishte nje asgje e madhe ne fushe: vetem nje rast me Suson. Edhe ai i falur nga Interi.”

“Nese Milani nuk do te kishte Donnarumman, e dini sa do kishte fituar Interi? Me nje 5 apo 6 me zero (qesh).”

Ish-sulmuesi flet edhe per Romelu Lukaku: “Nje gol mjaft i bukur, shume i bukur. Conte e ka dashur me te gjitha menyrat dhe me sa duket ka pasur te drejte.”

Mbi golin e Brozovic ai ka shtuar: “Te gjithe prisnim nje krosim te Sensit por ai ja dha topin Brozovic qe gjuajti ne porte.”

Ne fund edhe nje kritike per ambjentin e Interit: “Njerezit jane te cmendur: pas nje ndeshje ne Champions ishin te gjithe per tu larguar nga Interi. Sot jane me te fortet e gjithesesie. Duhet te kete me pak negativitet perreth Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.