Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

957 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vigorelli zbulon: “Eto’o? Kur erdhi tek Interi beri nje kerkese ku i tregoi te gjitheve sa i madh ishte.”

Vigorelli zbulon: “Eto’o? Kur erdhi tek Interi beri nje kerkese ku i tregoi te gjitheve sa i madh ishte.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofoant e TMW, agjenti i njohur Claudio Vigorellika folur per Samuel Eto’o, sulmuesin qe beri histori tek Interi dhe qe eshte terhequr vetem pak dite me pare. 

“Kur flitet per Samuel me hyjne te dridhurat. Kam pasur fatin dhe kenaqesine qe ta shoqeroj ne disa etapa te karrieres se tij.”

“Te mos shohesh me nje si ai ne fushe te jep nje efekt te cuditshem. Por loja eshte si jeta: fillon dhe mbaron nje dite. Kaq e thjeshte.”

“Samuel ka pasur nje karriere te jashtezakonshme. Ka fituar shume. Dhe eshte nje simbol per futbollin afrikan.”

Kush eshte kujtimi me i bukur qe te lidh me Eto’o?

“Jane shume, me te vertete. Kur nga Barcelona ai kaloi tek Interi dhe ne po diskutonim disa detaje me Ghelfi dhe Brancen, kishte disa diferenca per tu diskutuar nga ana monetare.”

“Por ai i tha te gjitheve: mblidheni shumen e bonuseve te ndryshme dhe ta permbledhim tek nje bonus i vetem: fitimin e Champions League qe ne sezonin e pare.”

“Kjo te ben te kuptosh se cfare kampioni ka qene ai dhe qe nuk i vinte aspak vetes limite. Samuel ka shkuar tek Interi per te fituar Champions dhe ja doli.”

Telenovela e merkatos se veres ka qene ajo e transferimit te Mauro Icardit. Ne fund ka shkuar tek PSG…

“Ka qene tratativa me e rendesishme: i ka apasionuar te gjithe ata qe meren me kete pune. Por nga ky transferim ska as humbes e as fitues. Vetem koha do e tregoje nese ka qene zgjedhja e duhur apo jo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.