
Villarreal pas Borja Valero? Agjenti: “Eshte i lumtur te Interi”. Nderkohe lojtari…
Mesfushori spanjoll i Interit, Borja Valero eshte lidhur me nje kalim te Villarreal gjate diteve te fundit.
fcinternews.it gjate dites se sotme raportoi se mesfushori mund te largohet nga Interi me klubin spanjoll qe eshte i interesuar per sherbimet e tij.
Raportimet e portalit interist thonin se Nendetesja e Verdhe kishte gati nje kontrate tre vjecare per lojtarin dhe nje shume te limituar per kartonin e lojtarit. Ne anen tjeter duket se Luciano Spalletti nuk e sheh lojtarin si te paprekshem.
Interi ne anen tjeter, sipas fcinternews.it, eshte i gatshem te degjoj ofertat per lojtarin me paktin qe nga shitja e tij nuk do te figuroj minusvalence ne bilanc.
Por duket se lojtari eshte shume i lumtur te Interi dhe nuk e ka ndermend te leviz nga Milano me agjentin e Borja Valero qe ka komentuar keta zero te merkatos.
“Borja eshte i lumtur te Interi. Villarreal? Jo, nuk ka asgje. Ka akoma dy vite kontrate me zikalter, do te luaj ne Champions League dhe eshte ne nje moment te qete. Eshte lojtar i rendesishem per Interin”.
Keshtu duket se e ardhmja e mesfushorit do te jene akoma ngjyrat zikalter dhe Interi dhe se rreth zerave te merkatos nuk ka asgje te vertete.