Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen me ne fund goditja e pare me parameter 0 e Marottes: ja detajet!

Inter, vjen me ne fund goditja e pare me parameter 0 e Marottes: ja detajet!
Inter Club Staff

Vazhdon fushata e perforcimeve ne shtepine Inter ku zikalterit po tregohen shume te kujdesshem ne merakto. 

Sipas Tuttosport, drejtuesit zikalter kane siguruar Malang Sarr, mbrojtes qendror francez i lindur ne 1999 dhe qe eshte ne skadence kontrate me Nice.

Ja cfare shkruajne ata qe tregojne te gjitha detajet e ketij operacioni:

“Interi ka ne duar Malang Sarr, mbrojtesin 21 vjecar qe luan ne qendren e majte tek Nice, nje lojtar qe eshte prej kohesh ne shenjestren e Marottes.

Vezhguesit e Interit e ka ne promovuar ate me nota te plota.

Por dicka tjeter qe e ka ndihmuar transferimin e tij ne Milano eshte fakti se ne daten 30 qershor ai mund te nenshkruaje nje kontrate te re me parameter zero.

Per kete Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kane folur ne nje takim me perfaqesuesin e tij Federico Pastorello te enjten.

KUSH ESHTE? – “Sarr eshte nje profil shume i njohur nga Ausilio dhe Dario Baccin.”

“Perpara se te ndalej kampionati, ai kishte luajtur 19 ndeshje me Nice ku 16 prej tyre i ka luajtur si titullar dhe ketyre i duhen shtuar edhe ndeshjet si protagonist me te rinjte e Frances.”

“Ai aktualisht eshte titullar tek U21 ku ka luajtur edhe 6 ndeshje. Sarr me pas gjuan me te majten (Interi ne skuader lojtar te tille ka vetem nje, Alessandro Bastonin).”

“Por ai ka edhe nje eksperience edhe si mbrojtes qendre por edhe si mbrojtes krahu.”

“Te dhena keto shume te rendesishme per Antonio Conten qe deshiron gjithmone nje mbrojtes qendre ne cdo krah per te luajtur me shume me topin.”

MARREVESHJA – “Per Sarr eshte gati nje kontrate prej kater vitesh: paramterat e operacionit jane shume interesante sepse ne krahasim me ato per nje tjeter parmeter 0 si Jan Vertonghen, shifrat jane me te ulta.”

“Pastaj te mos harrojme se belgu eshte 33 vjec dhe do te ishte e pamundur te shitej perseri.”

“Ndersa Sarr eshte vetem 21 vjec dhe ne te ardhmen mund te gjeneroje edhe nje super plusvalence per tu futur ne bilanc.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.