Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vjen momenti i Kovacic. Gjysem ore per te filluar. Dhe nese lojtari i krahut do ishte…

Vjen momenti i Kovacic. Gjysem ore per te filluar. Dhe nese lojtari i krahut do ishte…
Xhorxh Gellci

Me ne fund Mateo Kovacic. Ka qene nje vere e komplikuar per Walter Mazzarrin, duke pare se merkatoja e bere eshte akoma e dyshimte dhe ka munguar lojtari me premtues nga te gjithe, Mateo Kovacic. Mazzarri deshironte te punonte me te, per ta bere te kuptonte sa me mire rolin e ri, si mesfushor i brendshem qe mendon shume edhe per sulmin.

Ai demtim muskular i 15 korrikut i ka mohuar te drejten per te bere keto prova, te cilat do te behen direkt ne ndeshjen e pare zyrtare te sezonit. Neser, kroati do ta marre per dore Interin e tij. Jo me ne kabinen e regjise si me Stramaccionin, por si i brendshem i majte, me detyrimin per tu futur ne zonen e rreptesise. Kovacic duhet te luaje te pakten gjysem ore ne pjesen e dyte, per te pregatitur debutimin me Genoan per javen e pare te kampionatit.

Ai qe neser do te mungoje do te jete Joel Obi, i cili ka rikuperuar nga demitimi muskular i pesuar ne ditet e para ne Pinzolo. Kujtojme se ne Trentino, Mazzarri e kishte vendosur si lojtarin e peste ne mesfushe nga ana e majte. Duke perjashtuar problemet fizike, Obi duket perfekt per ate rol, duke pare rezistencen e madhe dhe kapacitetin per te vrapuar. Dhe nese do te ishte ai lojtari i krahut aq shume i kerkuar? Pra krahet do te perbeheshin nga Nagatomo dhe Wallace ne te djathte dhe Pereira dhe Obi ne te majte. Ne ate pike, Isla mund te beje edhe lojtarin e brendshem (rol ne te cilin ka luajtur me shume sukses ne Udinese), duke e lejuar Interin ti perqendroje te gjitha energjite mbi blerjen e nje lojtari qendre.

Sepse Mazzarri ka nevoje urgjente per nje mesfushor qendror. Ndoshta nje qe te dije te beje diferencen. Ne ate pike, do te ishte me e thjeshte te futeshim bindshem ne garen per vendin e trete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.