Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,119 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vjen momenti per sulmuesit kryesore?

Vjen momenti per sulmuesit kryesore?
Xhorxh Gellci

Do te vendose Mazzarri te ndryshoje dicka tani? Ndalesa (qe nuk mund te quhet e tille duke pare shume lojtare te grumbulluar nga kombetaret), vjen pas humbjes ne Giuseppe Meazza kunder Romes. Humbje e thelle, qe dhemb, edhe pse ishte ndoshta e pamerituar ne nje rezultat te tille. Nje humbje qe vjen, fatkeqesisht, ne fund te atij qe mund ta quajme si fillim sezoni me te vertet pozitiv, per rezultatet e arritura dhe per lojen e shprehur.

TETE NDESHJE PER T’U RINGRITUR BINDSHEM – Ne shume pak kohe, tekniku Mazzarri i ka kthyer Interit kompaktesine dhe identititetin, bindjen dhe deshiren per te kaluar limitet e tij. Vetem keshtu shpjegohen 14 pike ne 7 ndeshje, te gjitha shume te merituara. Por prej sot, do te filloje faza e dyte, qe do te na coje direkt ne perfundimin e vitit kalendarik. Tete ndeshje pa asnje perballje direkte, 4 brenda fushe dhe 4 jashte. Pastaj, perballjet me Napolin dhe Milanin. Por eshte tani momenti per te grumbulluar pike te rendesishme, duke nisur nga Torino. Interi nuk mund te gaboje kunder kundershtareve ineriore, te pakten ne leter. Duke patur parasysh qe ne Serine A mund te humben pike me cfaredo skuader, zikalterit kane mundesine te kalojne ‘shokun’ e tre golave te pesuar brenda nje pjese, dhe pse jo, t’u afrohen tre skuadrave qe kane siper ne klasifikim.

ERDHI KOHA PER SULMUES TE PARE? – Ne kete aspekt, nuk mund te perjashtohet ndonje modifikim i modulit taktik. Sepse nga nje ane, Mazzarri ka te drejte kur e konsideron nje skuader sulmuese Interin e tij me Guarin-Alvarez dhe lojtaret e krahut ne ndihme te Palacios, por nga ana tjeter eshte e pamohueshme qe Bishtaleci nuk eshte sulmues kryesor. Gjithashtu, Mazzarri ne karrieren e tij, ka hedhur gjithmone ne fushe te pakten nje sulmues kryesor. Ne Reggio Calabria ka luajtur edhe me dy, Amoruso dhe Bianchi. Duke patur parasysh kete fakt, keto jane opsionet: Duke marre per te mireqene qe as Palacio as Alvarez nuk do hiqen nga formacioni, duhet te kuptojme kushtet fizike dhe besimin persa i perket Militos dhe Icardit. Nese do te vijne sinjale te kenaqshem, Mazzarri mund te bindet qe eshte momenti i duhur per te hedhur ne fushe nje sulmues kryesor, nje sulmues te dyte dhe nje mesfushor-sulmues si Alvarez, te gjithe bashke!

PO NE MESFUSHE CFARE NDODH? – Me mbrojtjen me tre shume te konfirmuar, do te ngeleshin dy fanella per dy mesfushore qendrore, qe do te ndahen mes Cambiasso, Taider, Guarin, Kovacic dhe Mudingayi, me kete te fundit qe do te jete i vlefshem, sepse ka karakteristika te vecanta nga te gjithe te tjeret. Por se pari, sulmuesit kryesore (Milito dhe Icardi) duhet te mundohen te bindin Mazzarrin!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.