Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen nje oferte e re per Radja Nainggolan nga Serie A? ja detajet!

Inter, vjen nje oferte e re per Radja Nainggolan nga Serie A? ja detajet!
Inter Club Staff

Ai shihet si ‘tuttocampista’ ideal. Radja Nainggolan ka perfunduar ne radarin e Torinos te presidentit Cairo dhe drejtorit sportiv Vanati ne prag te sezonit te ri.

Klubi granata konsideron mesfushorin belg si perfekt per te perforcuar repartin pas ndaleses se gjate te Basellit qe do te qendroje larg fushave per 6-7 muaj per shkak te demtimit te ligamenteve.

Sipas Tuttosport, ideja e Marottes dhe Contes eshte qe testohet belgu pas rikthimit te tij nga Cagliari ne shtator.

Pavarsisht sulmit ndaj Tonalit, qe mbetet nje prioritet, tekniku zikalter deshiron nje tjeter mesfushor ‘alla Vidal’ dhe Nainggolan mund te jete profili perfekt.

Klubi ka vleresuar (nga larg) progresin e tij ne rendimet dhe sjelljen e ish-lojtarit te Romes ne kete sezon.

Por per te perditshmen italiane, mundesite qe Interi te hedhe Nainggolan ne merkato mbeten shume te larta: eshte pikerisht skuadra e Torinos klubi i interesuar per te me se fundmi.

Ne kete moment, Nainggolan peshon ne bilancin e Interit 19.3 milione euro dhe Marotta mund te vleresoje nje hipoteze per nje huazim te ri.

Normalisht, kerkesa e Interit per Torinon do te jete pagesa e plote e pages se lojtarit por edhe nje shifer ne kembim per huazimin rreth 3-4 milione euro.

Gjithesesi, Torino ne ndryshim nga Cagliari, deshiron qe te fuse ne marreveshje edhe nje te drejte blerje per belgun rreth 12-15 milione euro.

Ne kete moment qe po flasim, jemi ne fazen embrionale te kesaj tratative e cila mund edhe te mos zhvillohet me shume ne rast se Conte do vendose veton per largimin e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.