Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan, vjen oferta e pare: ja detajet! “Interit i ofrohen dy lojtare, Marotta po vlereson gjithcka!”

Nainggolan, vjen oferta e pare: ja detajet! “Interit i ofrohen dy lojtare, Marotta po vlereson gjithcka!”
Inter Club Staff

Mbetet ende e pasigurt e ardhmja e Radja Nainggolan: mesfushori belg, sapo te mbaroje huazimi tek Cagliari, do te rikthehet tek Interi.

Por qendrimi i tij tek Interi nuk eshte aspak i sigurt ne kete moment edhe pse ka pasur disa lajme qe konfirmojne kete teori.

Per Ninja Nainggolan do te behen disa vleresime ekonomike dhe teknike, por nderkohe disa klube kane kerkuar informacion per te dhe kane filluar te rregullojne terrenin.

Nder keto, ashtu si e zbuluam edhe diten e djeshme, eshte edhe Torino qe eshte ne kerkim te nje elementi te rendesishem per mesfushen. Po tani?

Sipas lajmeve te dites se sotme, skuadra e Urbano Cairo ka perpiluar oferten e pare per belgun diten e djeshme.

Te perditshmet italiane kane shkuar se Torino ka komunikuar me Marotten dhe i kane vene ne pjate kartonin e Armando Izzo (i preferuar nga Conte) dhe ate te Nicolas Nkolou.

“Torino nuk eshte e gatshme te shese lojtare te tjere, por dy mbrojtesat e saj po: Izzo dhe Nkolou.”

“Per Cairo ata kane nje vleresim te ngjashem me 20 dhe 25 milione euro. Interi prej kohesh eshte e njohur per interesin e Torinos per Nainggolan.”

“Por perpara se te pranojne dicka te tille, Interi e di qe me pare duhet te rregulloje situaten e Diego Godin i cili mendohet se eshte jashte planeve per sezonin e ardhshem.”

“Ai mbetet ne dyshim te forte per sezonin e ri dhe vetem nje largim i tij mund te hape rrugen e mbrojtesave te Torinos qe per hir te vertetes, secili prej tyre do te ishte nje zgjidhje e katert ose e peste tek Interi.”

PLANI I TORINOS DHE OFERTA – “Nese Nainggolan ne fund te gushtit dhe fillim shtatorit, menjehere pas perfundimit te huazimit tek Cagliari, nuk do te quhet i vlefshem per kauzen e Interit, ai do te perfundoje ne merkato.”

“Ja pse Torino e ka bere qe tani kerkesen e saj per Interin. Granatat deshirojne nje huazim me te drejte bleje rreth 10-11 milione euro, duke shmangur keshtu minusvalencen e Interit ne 2021.”

“Nje menyre kjo edhe per te shtrire doren per zikalterit sepse do te lironin Interin edhe nga nje pagese rroge (e larte) prej 4,5 milione eurosh ne sezon.”

“Klubi i Torinos eshte i sigurt se Izzo-Nkoulou (i pari, nder te tjera, eshte ofruar me pare edhe ne kembim te Gagliardinit) mund te jene karta te vlefshme per te bindur Interin.

“Ata mund te ofrojne edhe nje shkembim koke me koke te njerit prej lojtareve me Nainggolan.

“Keshtu, njeri prej tyre do te shitej per 19 milione euro tek Interi dhe ne kembim nga Interi do te vinte Radja Nainggolan per 19 milione euro: kaq eshte pesha e tij ne bilanc.”

“Beppe Marotta po vlereson oferten e Torinos me kujdes edhe pse ne kete moment, 3 muaj perpara hapjes se merkatos, eshte shume e veshtire te besh llogari.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.