Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,982 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vjene, 27/5/1964: atehere kur lind Grande Inter. Mazzola: “Ndeshja me e bukur e jetes”. Dhe pastaj ajo dhurate…

Vjene, 27/5/1964: atehere kur lind Grande Inter. Mazzola: “Ndeshja me e bukur e jetes”. Dhe pastaj ajo dhurate…
Bujar Berishaj

27 maj 1964. Ne stadiumin Prater te Vjenes luhet finalja e edicionit te 9 te Kupes se Kampioneve.

Kompeticioni ekziston nga 1955 dhe nga ai vit kishte nje protagonist te padiskutueshem: Real Madrid, 5 here fitues dhe 6 here finalist. Ne vitin ’64, ne Vjene, Di Stefano, Puskas, Gento dhe shoket jane gati per te mbyllur nje cikel. duhej te mposhtnin nje ekip me emrin Internazionalete udhehequr nga nje zoteri ekstravagant i Buenos Aires, qe ne Spanje kishte qene trajner per 10 vite. Quhet Helenio Herrera, me nofken Il Mago. 

Kishte lene futbollin iberik, me tifozet e Barcelones qe nxitonin per ne aeroport duke e ftuar, me jo shume edukate, te largohet. Keshtu, Herrera merr shtepi ne Milano, dhe fillon te trajnoj Interin e Angelo Morattit. Pas dy vitetve me pune te veshtire fiton kampionatin italian. Tani eshte aty, ne Prater te Vjenes, per te marr hak kunder nje futbolli qe tashme e kishte refuzuar.

“Kishim frike, ishim te bindur qe do te humbim”;, zbulon Sandro Mazzola per FcInterNews.it. Eshte i i biri i Valentino Mazzola, heroi i Grande Torino, eshte 21-vjecar dhe ka nje mbiemer me te rende se nje shkemb. “Nuk eshte ne lartesine e babait…”, “Valentino shenonte me shume, ky eshte nje i mbivleresuar”, thoshte Gazzetta dello Sport pas ndeshjeve te para zhgenjyese te djaloshit te ri.

Megjithate ne 27 majin e 1964 eshte ne mesin e titullareve ne Vjene: do te luaj kunder idolit te tij, Alfredo Di Stefano. “Nuk kishim televizion ne shtepi – zbulon ai – por kur ishin finalet e Kupes se Kampioneve, une dhe vellai im shkonim ne nje lokal poshte shtepise. Real Madrid ishte gjithmone ne finale dhe une admiroja Di Stefanon, per mua ishte Zoti i futbollit, me i forti nga te gjithe.” Eshte akoma i emocionuar teksa flet. Duket qe, edhe 50 vite pas asaj ndeshje nuk eshte akoma ne gjendje te kuptoj se ai ka luajtur kunder idolit te tij.

Herrera e kishte pergaditur kete ndeshje si gjithe te tjerat. Kishte hapur canten e tij magjike dhe i kishte shpjeguar djemve pikat e forta dhe te dobeta te Real Madrid. Nje nga nje, i kishte thirrur per ”rrefimin”, nje bisedim individual ku i shpjegohej cdo lojtari cfare duhej te bente ne ndeshje. “Sando, do te markohesh nga Zoco. Eshte nje mesfushor dhe ti do te luash ne sulm, eshte i ngadalshem dhe i gjate: nuk mund te markoj”. Pak fjale, qe megjithate mjaftuan per t’i dhene besim djaloshit.

“Kisha frike te pabesueshme dhe Il Mago e dinte”, thote Mazzola. 26 maji eshte nje pershendetje e zakonshme nga presidenti drejtuar skuadres. Nuk ka qene e mundur qe te mungoj mbeshtetja e tij, ishte aty para ndeshjes me te rendesishme. Ne diten e ndeshjes, Herrera nuk e do askend rreth tij: deshiron te punoj ne mentalitetin e lojtareve. Sarti, Burgnich, Guarneri, Picchi, Tagnin, Facchetti, Suarez, Mazzola, Jair, Corso dhe Milani: kjo ishte 11-shja qe do te zbriste ne fushe ne oren 19:45 ne ate 27 maj.

Tagnin? Po, nuk eshte nje titullar por Herrera e di se mund te mbeshtetet tek ai: te markoj Di Stefanon ne te gjithe fushen. Besoj qe Carlo kishte detyrat me te thjeshta ne jete. Guarneri merr Puskas, nje tjeter lojtar i rrezikshem. Il Mago e dinte qe secili do te luftonte dhe te gjithe do te ndjekin udhezimet e tij ne menyre perfekte”, thote Mazzola. Ja ku eshte: Alfredo Di Stefano. “Po me dridheshin kembet, nuk me dukej e vertete.”

Sandros i dridhen kembet ne 40 minutat e para te ndeshjes: “Gaboja pothuajse cdo gje, isha shume i emocionuar”, rrefen ai. Pastaj, ne minuten 43′, nje vetetime: Mazzola gjuan nga vendi nje goditje te papermbajtshme per te mposhtur portierin Vicente. “Ndoshta ka pasur nje devijim te vogel – shpjegon ai – nuk me kujtohet. Zakonisht festoja pak, duke ngritur larte grushtin dhe duke perqafuar shoket. Pas ketij goli bej dy te hedhura. Per mua ndeshja kishte perfunduar”. “Shiko, perderisa ben keto hedhje keta te bejne kater gola”: Luisito Suarez e njihte mire Real Madridin, dhe pa shume fjale e vendos Sandron me kembe ne toke. Por tani eshte nje ndeshje tjeter sepse edhe ata jane njerez.

Pjesa e dyte eshte me ndryshe. Te dy skuadrat sulmojne por Real ka nje hendikep te madh: Di Stefano vrapon ne cdo cep te fushes per oksigjen, por Tagnin eshte ne ekstaze atletike. “E kishte markuar edhe ne tualet – thote Mazzola -, nuk i eshte shkeputur deri ne fund te ndeshjes.” Ne minutem 62′ arrin 2-0 i te perjetshmit Milani, qe pas dyluftimeve te pafundme me Muller e Santamaria ka akoam forcen qe te leshoj nje te djathte precize nga jashte zone qe perfundon ne kendin e poshtem per faj te Vicente. Zgjat pak gezimi zikalter sepse ne minuten 69′ me nje gjuajtje pak akrobatike dhe pak te rrezikshme, Felo shkurton epersine dhe zgjon Realin. “Mendova se do te humbim. Isha i bindur qe ata do e permbysnin rezultatin”, kujton Mazzola.

Por dizajni i Herrera eshte perfekt: Corso luan lirshem dhe ngjyros trajektore ne gjysme-fushen kundershtare; Picchi eshte i bere nga betoni dhe ne mbylljet e tij eshte me i sakte se vdekja; Facchetti e Jair vrapojne pa pushim dhe shtojne panikun ne mbrojtjen elegante te Real Madrid. Ne minuten 76′ Santamaria ben nje gabim ne largim te topit duke u perpjekur te befasoj Mazzolan ne fazen e mos-angazhimit.

“Kuptova se cfare do te bente, keshtu bera nje hap prapa duke lexuar levizjen e tij”, shpjegon Sandrino. Keshtu, Mazzola i vjedh topin Santamarias dhe mposht Vicenten per here te trete. Tani ka perfunduar me te vertete, tani Interi mund te behet kampion. Moratti po feston fal grupit fantastik qe ne histori do te njihet si Grande Inter dhe nje trajneri qe ka marr hak kunder nje bote qe nuk e kishte kuptuar ate.

Mazzola po kerkon Di Stefanon ne fushe, deshiron ti marr fanellen, por ndalet nga nje zoteri. Eshte Ferenc Puskas qe i thote dicka qe veshtire do ta harroj me pas: “Kam luajtur kunder babait tend, ishte nje lojtar i madh dhe ti kete mbremje ke qene i denje per emrin e tij”. “Me jep fanellen e tij me numrin 10 – tregon i emocionuar Mazzola – fanellen me te rendesishme qe kam. Ishte ndeshja me e bukur e te gjithe jetes sime”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.