Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

857 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrap dhe sakrifice! Ka nje goditje nga merkato e Interit qe ka bindur te gjithe: ja kush eshte ai!

Vrap dhe sakrifice! Ka nje goditje nga merkato e Interit qe ka bindur te gjithe: ja kush eshte ai!
Inter Club Staff

Ka nje blerje qe ka bindur te gjithe ne shtepine Inter qe tani. 

Per ke behet fjale? Per dike qe me siguri ne fillim eshte pare si nje blerje e thjeshte por deri me tani me ate qe ka treguar ne fushe, ka qene nje nder lojtaret me ne forme dhe me shpirt sakrifice sa here ka zbritur ne fushe: qofte edhe ne miqesore.

Po flasim per Kwadwo Asamoah, lojtari qe ndaj Sassuolos ka qene nje nga me pozitivet.

Ish-lojtari i Juventusit ka konfirmuar ate qe kane pare te gjithe edhe ne vere gjate pergatitjes verore: ka luftuar, eshte treguar i sigurt ne cdo duel, dinamik dhe ka treguar se mund te mbuloje shume role ne formacionin e Spallettit.

Asamoah mund te vrapoje pa problem ne te gjithe krahun e majte e mund te niset si mbrojtes krahu per ta mbyllur edhe si sulmues. Me kete cilesi, ai eshte nje nga lojtaret me te rendesishem ne skuader qe tani.

Pas nje pjese te pare negative ndaj Sassuolos, Spalletti largoi Dalbert per Perisic duke derguar Asamoah ne krahun e majte te mbrojtjes ku lojtari u berball me Berardin duke e limituar sulmuesin e Sassuolos shume me shume nga sa beri Dalbert Henrique pjesen e pare.

Sipas Corriere edllo Sport, “ne ndeshjen e pare te Serie A, me mire qe ti japim Asamoah noten qe ai meriton. Le te themi se ndaj Torinos gjithashtu Spalletti ka nje siguri me shume: Kwadwo.”

“E ne Milano do te vije pikerisht Torino, e kaluara e Asamoah sepse ai ka ardhur me parameter zero pikerisht nga ky qytet ku ka luajtur per ngjyrat e Juventusit.”

“Por te kujtojme qe Asamoah e ka nisur me Torinon karrieren e tij per te luajtur me pas 4 sezone me Udinezen e me pas ne 2012 kaloi tek Juventusi. Asnje problem per te nderkohe per kete kalim: eshte pershtatur menjehere me boten zikalter sapo ka ardhur ne Milano.”

Ky eshte shkrimi i Corriere dello Sport per Asamoah qe sipas tyre eshte pershtatur shume mire tek Interi dhe ka treguar se deri me tani eshte blerja me e goditur.

Por Asamoah ne ndeshjen e pare ndaj Sassuolos u pa qe nuk eshte pershtatur me dicka: penalltite qe nuk jepen aq lehte me bluzen e Interit sa diku tjeter…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.