Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 24, 2021

Scroll to top

Top

852 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrsaljko-Ausilio: pakt i hekurt. Tani Atletico dorezohet: ja cfare oferte pritet te pranoje nga Interi

Vrsaljko-Ausilio: pakt i hekurt. Tani Atletico dorezohet: ja cfare oferte pritet te pranoje nga Interi
Inter Club Staff

Interi shume afer qe te mbylle marreveshjen per Sime Vrsaljko. 

Kete gje e tregon ne kete mengjes Gazzetta dello Sport ne faqet e saj.

Puna e Piero Ausilios – sipas te perditshmes italiane – po mer rezultatet e duhira dhe mbrojtesi kroat tashme duket i orientuar drejt Milanos.

“Vrsaljko ka komunikuar me force tek Atletico se deshiron te largohet nga Spanja e te shkoje ne Milano, tek ajo zikalter natyrisht.”

“Interi duket se e vlereson 100 nga 100 lojtarin ndryshe nga sa ben Simeone.”

“Raporti i tij me tranjerin e Atleticos nuk eshte i mire dhe Interi keshtu eshte shume afer mbylljes se kesaj tratative.”

“Vrsaljko i ka thene po qe ne javet e kaluara Interit edhe fale mardhenies shume te mire qe ka me dy shoket e skuadres, Perisic dhe Brozovic.”

“Per kete tratative ka kohe qe punon edhe agjenti i kroatit, Giuseppe Riso.”

Oferta zikalter eshte e qarte prej kohesh: huazim i thjeshte me pagese prej 6 milione eurosh dhe nje e drejte blerje qe ne total nuk shkon me shume se 25 milione euro. 

Topi i kalon Colchoneros, duke qene se tani jane te detyruar te shesin duke pare deshiren e hekurt te lojtarit per te kaluar tek Interi.

“Ajo ndermjet Vrsaljko dhe Ausilio eshte nje pakt i hekurt: kroati eshte me pushime dhe do te mbaje fjalen e dhene tek Interi. Zikalterit ndihen shume te sigurt per kete transferim” – konfirmon Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.