Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 17, 2019

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrsaljko, Inter ne pole position: zikalterit provojne te bindin Atleticon me nje formule qe…

Vrsaljko, Inter ne pole position: zikalterit provojne te bindin Atleticon me nje formule qe…
Bujar Berishaj

Inter ne pole position per kroatin Sime Vrsaljko.

Kete te pakten raporton eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio qe gjithashtu tregon se si Napoli ka hyre ne gare per mbrojtesin e Atletico Madrid.

Por jo vetem, sepse Napoli eshte interesuar edhe per Darmian me keta dy mbrojtes qe mund te luajne ne te dy krahet e mbrojtjes.

Interi, te pakten per momentin, nuk mund te mbyll operacionin si blerje perfundimtare dhe per kete motiv klubi zikalter deshiron qe te bej nje operacion alla Politano per mbrojtesin kroat.

Pra, nje huazim (qe do te paguhej me nje shifer te larte si per te konfirmuar blerjen ne fund te sezonit) me te drejte blerje. Kurse spanjollet nga ana e tyre preferojne nje shitje me titull perfundimtar.

Mbetet te shihet nese kjo lloj formule do te mund te kenaq kerkesat e Atletico Madrid, qe sic u raportua sot me heret nga Gazzetta dello Sport, duket se gjenden ne Milano per te negociuar me Interin rreth lojtarit.

Gjithashtu per t’u theksuar eshte fakti se per momentin roli i mbrojtesit te krahut te djathte duket se eshte objektivi kryesor i merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.